Vetëm edhe një mundësi…
>> Wednesday, March 03, 2010
Errësir…frika më ka kapluar,ndjehem e vetmuar, një qetësi e mbytur këtu brenda.
Tërë trupi im tash ndjen një ftohtësi tmerruese, si të jetë vendi i Akullnajave, nuk dëgjoj zë, të gjithë shkuan, duke më lënë të vetme këtu…
Qfar të bëjë, më nuk mundem as të ngritem, duket se diqka më ndalon, nuk më le të dal.
Flas, e zëri nuk ndëgjohet, filloj me një zë më të lart, por e pamundur.
Tash filloi toka të më shtrëngoj, dheu të më ngulfas, e eshtrat të më kërcasin, po filloj të tretem si të mos kem qenë fare.
Dalngadal po venitem e se kuptoj pse…?
Ndëgjoj diqka,më duket disa hapa…erdhi ajo që kam vepruar por nuk e njoh fare, më tmerron, e gjitha në të zeza.
Fillon të më pyes, por përgjigjejet nuk i di, apo ndoshta nga mëkatet nuk mund ti them.
Qfar të bëj tani, ai po fillon të më fut thell brenda tokës.
Ndjej dhimbje, trishtim e pendim, por qka!?
Tash vonë, shumë vonë për mua më sdo të ketë shpëtim.
Ku isha atëherë kur mund të flisja, lëvizja e kuptoja…ku!?
Më kishin kapluar problemet e dunjas, pasuria, familja e dëshirat e kësaj bote dhe nuk doja as të ndëgjoja, se ekziston Dikush që i posedon të gjitha këto, e mund të mi marr.
Nuk shihja më të vërtetën që më kalonte para syve, sepse zemra më ishte verbëruar përfundimisht.
E sa për vdekjen atë nuk e mendoja fare, ishte gjëja e fundit që më mundonte.
Fundin nuk e shihja askund.
Por tash po e shoh se kjo bote është e rrejshme, mashtruese,e shkurtër dhe e përkohshme.
Më mashtroi, më bëri të mos jem falëmderuese, të mos e njoh Krijuesin, të mos dij asgjë për Islamin, të mos gjejë qetësi shpirtërore, të mos përjetoj lumturin e vërtet.
Lejova djallin e mallkuar të luaj me mua, ju mbështeta atij që nuk është i gjithmonshëm, e jo të Përherëshmit, Te Gjithmonëshmit dhe Falësit.
Po namazin!!?
Qelësin e xhennetit, si mund të mos e falja!!
Si munda të mos i përulesha Zotit të botëve!?
Ndjeja fyerje para njerëzve…si mund të isha aq e verbër si…?!!
Ku mbeti respekti i prindërve?!
Unë kurr nuk u thash fjal të buta, kurr nuk u ofrova dashurin e duhur…qajë por shumë vonë…tash u ndava nga vendi i mundesive,lash gjithqka…e në të vërtet asgjë!!
Përfundoj gjithqka, mbetet vetëm mëshira e Të Mëshirëshmit që të më kaploj edhe mua…dëshira e Tij për të më shpëtuar.
Tani po të mundja do kthehesha edhe një herë në këtë botë, do veproja sipas ligjit hyjnor të All-llahut.
Do doja ta falja qoft një namaz të vetëm, që ai të ndërmjetësoj për mua, do pendohesha pa mas, do qaja si një fëmijë i humbur, po të kisha vetëm edhe një mundësi…!
Bardha Kqiku
0 Komentet:
Post a Comment