Ti mund ta bësh!!
>> Thursday, March 18, 2010
Bardha KQIKU
Fluturo…ngrite të vërtetën lart,
vazhdo…përhape udhëzimin kudo,
mos u nënshtro…qëndro krenar,
Lufto për atë që është e drejt,
mos u dorezo por fito,
bëj që erresira të largohet,
drita të mbizoteroj.
Urrejtja të mos ekzistoj,
e paqja në qdo vend të sundoj,
vlerat e moralit zbuloj,
e mbrapshtësit evitoj.
Shpalose besimin e sinqert,
Largoj dyshimet që e kanë kapluar,
Fryj pluhurit të së kaluarës,
harroj principet e të humburve.
Mundohu të tregosh,
bukurit që posedon,
dil nga humnera,
që ke rënë.
Arsyeto me argument,
harroj mundimet,
dërgo porosin në vend,
edhe pse do të të dhemb.
Mos u shqetëso,
medito që…
ndihma do vije,
nga nuk e pret do të të mbërthej.
Prandaj rreziko,
ndoshta do sakrifikohesh,
një kohë do harrohesh,
rezultati në fund do tregoj.
Ishe ti që njerëzimin shpëtove,
nga errësira në dritë e nxorre…
0 Komentet:
Post a Comment