TI NJERI...
>> Saturday, March 13, 2010
Besnik F. Jaha
Ti rreze dielli që lëshohesh
përse vallë bie dhe mbi mua
Pse që djegë keq kurrë s'pendohesh
Ti qiellë që luan rutinën
Natë, Ditë, Ditë, Natë ...
Fusha sot ndërrohet me kodrinën
Për ne çenka shkruar i tillë fat
Dhe ti tokë që më mashtron
S'je e drejtë si më dukesh
Je vezake, pse veten maskon
Kinse e rrafshtë, a veç strukesh
Ti gjithësi me llampa plot
S'je e ndriqshme sikundër duhet
Je plot vaj e plot lot
Shumë mister në ty ruhet
E ti dhe nën këmbët e mia
je gjaku dhe mishi im
Me ty m'është shkruar e ardhmja, vetmia
Edhe ti, sot për sot, je mashtrim
Ahh.. ti, po po ti, ti, O NJERI
Paçka se s'dukesh, je vetë mashtrimi
Veç dënon, e i lindur pë liri
Je Hidhërimi, Dëshprimi, Pendimi
0 Komentet:
Post a Comment