AMANETI

>> Tuesday, March 02, 2010

Andi KAZONI

Eci mbi te kujtimeve humnere,
shkruajta dikur, diku aty nje leter,
ora s'me pret te pakten nje here;
une... ngec i ulur, hesht dhe te kaluaren shoh,
sa nga mua ka vjedhur.

I hutuar te gris çdo leter dua,
serish nga e para te shkruaj,
por s'kuptoj c'ndodh me mua,
ne te kaluaren time jam i huaj?
Rrugetimin tim ende vazhdoj,
i mergimit harrim...
ne te njejten balte zvarritem,
i perendimit agim?
Nuk lekundem une...
i vuajtjes i vetmi lot.
Nuk jam enderr e se ardhmes,
as e te kaluares gote,
veten akoma e njoh,
le te kem emra plot,
timen fytyre e shoh,
nuk do humb kurre mes lajkash,
le te jem me pasqyra rrethuar,
shembellimi im nuk me mbyt,
dhe... akoma i rrezuar,
me shohin syte...
Ne preher te flakeve...
pervuajtshem nuk strukem,
sot, jo me... nuk jam i brishte,
iluzione pafund... nuk tundohem,
dhimbja dhimbje le te nis te perterise,
kurre, kurre nuk dorezohem,
ajo leter s'digjet e askush s'do e gris!
...te njeri-tjetrit skllever?!
njeri-tjetrin djegim pervelojme,
...skllaven jete makaber quajme?!
kur veten dot nuk durojme...
Helm,mllef... inate apo syrgjenosje?
...te gjitha brenda meje?
Vullkan plot llave,
plot helm... e pa nje dalje?
ku te shpertheje?
...te shfarose...
...harrese...
I paster mes te zinjve?
apo i nxire...
...gjysmake...
Dikur isha me ar plot,
kulm i hierarkise isha,
me vone veçse dhe...
Nje trofe, disfate a beteje?
Ne tjeter bote zgjohem a enderroj?
...pa kocka, pa floke... i lidhur?!
jam gjalle a i vdekur?
Te hap krahet dua,
te largohem prej ketej,
sot s'di se ku...
mohuar gjithandej.
...vazhdoj te jetoj,
jeten time le te mos e duan,
me vone kjo e zhuritur leter,
te digjet do doje?
dhe mbi te akoma...
akoma te shkruajne do duan?
Hyne ne timen shtepi.
si moter e si vella…
per ta nxire timen shtepi,
me hipokrizi, me lajka…
me gonxhe e me nyje,
me plisa dheu e me nuska,
a behet bishti krye?
Nuk eshte jeta ne fije te perit,
ti nese do lidhe e perdridhe,
hidhi nese do kripe sheqerit,
nese do hidhi edhe sheqer zeherit,
ate qe Zoti e udhezoi,
kush mundet ta shtremberoi?
ate qe Zoti e embeltoi,
kush mundet ta hidheroje?
ate qe veten shtremberoi,
kush tjeter mundet ta udhezoje?
ate qe veten hidheroi,
kush tjeter mundet ta embeltoje?
Zot veç Ty te falem nderit,
gjithcka eshte ne doren Tende,
…aq me pak jeta ne fije te perit?!
Keshtu pra ju o skutha e tinzare,
ju mashtrues e pushtues, barbare,
ju hipokrite e cytes, lajkatare,
ju te pabese e te pafe, truthare,
ju te huaj e te larget, ziliqare,
ju… ju jeni shqiptare?!
…thurrni kurthe me endje,
ju… sorrat heroinat e pastermetit,
…ju te bukurat, sirenat e detit?
jo… jo, jeni veçse hienat e lanetit!
Kurse une veçse nje hic jam?
Dy pare mend s’i kam?
Zhgarravine ne keto letra, e kote ?
Enderr… qe dje… e deri sot?
Por neser ama cdo gje ndryshon,
nje jete e re fillon…
une… he… une revolucion?!
Eh sa shume endrra largon… gabon!
Thone se jam me i dobti, me i pafuqishmi,
me i lodhuri, i mekuri, thone une jam,
me thone se jam edhe i vdekur,
me thone se jam pa shprese mbetur,
por une serish zvarritem…
brez pas brezi zvetenitem…
kurre, tamam kurre nuk do shuhem,
nuk digjem… juve nuk ju druhem!
Jam une… i paraardhesve amanet,
dhe do jem sa te zgjase kjo jete!
Ju me grisni e me hidhni?!
Me harroni e me largoni?!
Devijoni, te tjera fjale thoni?!
Plot me maska te verteten fshihni?!
Naten me qeshni, diten me vajtoni,
s’mendoni se shpejt kalon kjo jete?
Eshte liber… veç me 2 flete…
jo s’ndaloni… e akoma vazhdoni?!
Kot lodheni jam i vertete,
asgje nga ju nuk me vret!
Nje shkon e nje tjeter vjen ...
mrekulli gabimtare...
e kaluara te tashmen bren?
Lum ai qe te verteten gjen!
Kjo bote e bukur... grabitqare,
çdo çast, çdo kujtim rremben,
mjere ai qe veten genjen,
me qesendi thur rrjeta genjeshtare,
marrisht te vetat lajka,
e humbin perjetesisht...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP