BURIMI

>> Wednesday, March 24, 2010

Neki MUSLIU

E kem një burim uji ne ,këtu në shtëpi!
Rrëke rrjedh,i kulluar i ftohtë,është Selsebil!
Nga dy anët është me gurrë,të bardh dhe të zi
Përsipër i rri shtruar një kadif me barë,dhe karafil


Kam pirë nga ky ujë,për vite me radhë,që s’di sa!
I kam marë flladin,freskin i kam marë,dhe bukurin që ka
Dhe jam lagur në të,dhe jam kulluar,që s’di se sa
Se pa ujë or mik,jeta është shterë,bimësia është tha!

Dhe zemrën time e lidha fort pas këtij burimi,me zinxhirë
Do thoni,që është i ftohtë ky ujë,zemrën më ka ngrirë
Po,edhe zemrën edhe trupin tim,do të thoja më mir!
Se nga dora kush i hoqi verën, një sarhoshi të pirë!

Mbi krua kam parë dhe hënën,fytyrën e sajë
Sa herë ka çarë perçen e rreve me dritën e plot
Sytë më janë dehur,nga kjo pamje,por ç’kam faj!
Nga zjarrë i saj përvlues,të ftohtin mënd se mbaj

Në të kam marë freskin dhe këtë vrullë djaloshar
Po...po!Brenda diku,mes molekulash ka shumë të ngjarë...!
Por i derdhur s’jam dhe aq,sa valët e tij,tallazet plot bekim!
I ujësuar jam fund e krye,por rrjedha më mungon,or miku im

Një rrjedh të tillë thonë që në këtë botë,se mori dot
As edhe i pari i njerëzimit,që me të e pat gatuar,I Madhi Zot
Uji është kuptimi i jetës,ose më mirë,jeta është uji vet,që do të thot:
Njeriut iu dhanë ca pikla,por piklat etjen s’ia shuajtën dot

...Ja pra,nga ky burim qe mbushur kjo gotë,jo e plot
Dhe tjetëra u lëshua në detin e stërmbushur në Oqean
Oh,po sa rronë një ujë i ndarë nga tërsia e vet
Ik pra zbrazu!Derdhe këtë dolli,në daç t’i japish jetë!

Eliksiri është uji i xhenetit,or vëlla,uji i jetës së pa mbarim
Sa kot u tretëm,dhe mendjen e lodhëm në meditim
Ujin ktheja ujit,dhe trupin ktheja tokës,në daç shpëtim
Piklat gjejn jetën në detë,pluhuri në tok,kjo kështu ka kuptim!

Kush u dehë si unë nga hëna,nga ky reflektim mbi ujë,qoft mallkuar!
Ngrite kokën o njeri i lig,se lartë është hëna e vërtet dhe e bekuar
Pra zgjohu,ose më mirë vdis...se vdekja është zgjim,o i uruar!
Pa vdekur pra,s’ kthehesh në origjinë,tek Zoti yt,i Madhëruar!

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP