Ghazal 441
>> Sunday, March 14, 2010
Tregoje fytyrën Tënde, sepse kopshtijat dhe trëndafilnajat janë ato që dua.
hapi buzët e Tua, sepse mjalti i bollshëm është ajo që dua.
Diell i bukurisë, dil për një moment jashtë prej resë, sepse
ai shkëlqim dhe ai nur është ajo që dua.
që prej ajrit tënd dëgjova tingullin e një daulleje; U ktheva
sepse parakrahu i sulltanit është ajo që dua.
Ti the gjithë kapricio, “Mos më shqetëso më, zhduku!”
Ajo e thënura jote “Mos më shqetëso më!” është ajo që dua.
Edhe refuzimi yt, “Zhduku, mbreti nuk është në shtëpi”
dhe mendjemadhësia dhe egërsia e portierit, janë ato që dua.
Në dorën e cdokujt që ekziston ka metal bukurie
ajo gurore hijeshie dhe ajo minierë janë ato që dua.
Kjo bukë dhe ky ujë i rrotës së qiejve janë si një rrëke
tradhëtare. unë jam peshku, Omani është ajo që dua.
Po qaj si Jakubi, ah! ah! fytyra e dëlirë e Jozefit të Kanaanit
është ajo që dua.
Pasha Allahun, pa ty ky qytet është një burg për mua;
Endem jashtë, mali dhe shkretëtira janë ato që dua.
Zemra ime është e shqetësuar prej këtyre bashkëudhëtarëve
shpirtdobët; Luani i Zoti dhe Rustam-i Dastanit janë ato që dua.
Shpirti im është i sëmurë prej Faraonit dhe tiranisë së tij; nuri i
fytyrës së Musës, të birit të Imranit është ajo që dua.
Jam i lodhur nga këta njerëz të përlotur, të mbushur me ankim;
ai ankim i fryrë dhe i zhurmshëm i këtyre pijanecëve është ajo që dua.
Jam më i rrjedhshëm sesa bilbili, por prej zilisë vulgare
një vulë kam në gjuhë, dhe të ankuarët është ajo që dua.
Mbrëmë, sheikhu përshkroi gjithë qytetin, me një llambë në dorë
duke thirrur “jam i lodhur prej kafshës dhe djallit, një njeri kam dëshirë(të gjej)”
Ata thanë, “Ai nuk gjendet, edhe ne kemi kërkuar”. Ai u gjegj
“Atë, të cilin nuk mund ta gjejmë, atë dëshiroj (të gjej)”
Ndonëse jam pa asnjë kacidhe, nuk do ta pranoj një kornelion
të vockël, pasi ai kornelion i rrallë i cmuar është ajo që dua..
I fshehur prej cdo syri, dhe të gjithë gjërat janë parë prej Tij -
ai, i Fshehuri, i shpallur nëpër aktet është ajo që dua.
Gjendja ime ka shkuar përtej cdo dëshire dhe malli; prej
minierës dhe vendit të elementëve është ajo që dua.
Veshi im e dëgjoi përrallën e besimit dhe u deh; ku është pjesa
e shikimit? Forma e besimit është ajo që dua.
Në një dorë kupa e verës, në tjetrën kacurreli i të Dashurit -
të vallëzoj kështu, në mes të sheshit, është ajo që dua.”
Violina thotë “Jam e vdekur prej të priturit; dora, fundi dhe harku
i Uthmanit është ajo që dua.”
Jam njëherazi violina e Dashurisë, dhe Dashuria është violinisti;
ky nder i të luajturit prej të GjithëMëshirëshmit është ajo që dua.
Rapsod dinak, numëroje kusurin e kësaj ode në këtë mënyrë
sepse në këtë mënyrë kam dëshirë.
Tregoje fytyrën tënde prej lindje, Diell i Krenarisë së Tabrizit;
Jam zogu kryekurorë, prania e Solomonit është ajo që dua.
0 Komentet:
Post a Comment