Pse?
>> Monday, March 22, 2010
Hamdi NUHIJU
Në shtigjet e thella
Me mendimet e shkurtra
Jam,
Isha dhe do të vdes.
Nga gravurat e larta
E dashuritë e shkurtra
Lindim, fshihemi
Shpallemi…
Nga kozmosi i ri
Në galaktikat e vjetra
Unë vijë e nuk kthehem
Ngeli përgjithnjë.
Bota e ujëvarave
Në pikëpyetjet e shpirtit
Mbi ngrehinat e ditës
Të pyes:
Pse nuk je si ishe?
Pse nuk dukesh si je?
Pse fshehësh pas dehjes hyjnore?
Kodra e DIELLIT ( TETOVË, 20 mars 2010)
0 Komentet:
Post a Comment