Ç’ËSHTË KY MUAJ - RAMAZANI?

>> Sunday, August 31, 2008


Është muaji më i bekuar, më i shenjtëruar - Ramazani,

Është muaji në të cilin filloi Shpallja Hyjnore - Kur’ani.

Është muaji ku çdo frymarrje e agjëruesit është madhërim,

Është muaji ku edhe gjumi i besimtarëve është adhurim.

Është muaji kur dyert e xhehenemit me dry mbyllen,

Është muaji kur dyert e xhennetit për sytë e zemrës çilen.

Është muaji që fillon me mëshirë, Krijuesi e dëshmojë,

Është muaji në të cilin mesi është falje, fundi mburojë.

Është muaji në të cilin ditët e tij janë më të mira ditë,

Është muaji në të cilin netët e tij janë netë plotë dritë.

Është muaji i vetëm i vitit i cili e ka një zemër të qetë,

Kjo është Nata e Madhe e Kadrit, me më vlerë se një jetë.

Është muaji i durimit, i qëndrimit, i nënshtrimit trupor.

Është muaji i besës, i shpresës, i lartësimit shpirtëror.

Është muaji i mirësive - mirësi të cilat shumëfishohen,

Është muaji i fshehtësive –fshehtësi të cilat na zbulohen.

Lavdia, falenderimi, për Ty, o All-llah i Madhëruar,

Për muajin Ramazan – këtë dhuratë kaq të çmuar.

Përshëndetje, selame, salavate i dërgojmë pa kufi,

Muhammedit (a.s.), Familjes dhe besnikëve të tij…


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP