A E DI O MIK, SE ÇFARË AROME KA SARAJEVA?

>> Sunday, August 31, 2008


Sarajevës i vie era e një vajze të turpërueshme.
Asaj i vie era e një hanumeje plakë nga Vratniku.
Ajo e ka erën e shamisë së gjyshes sime.
Sarajeva e ka erën e somuneve të Ramazanit.
E ka erën e Tabisë dhe të barutit të topit të Tabisë.
Sarajeva e ka erën e Miljackës, të Bembashit, të urave.
Këto erëra i ka ajo, ndjeji edhe ti pak o mik.
Asaj i vjen era xhami dhe minare, i vjen era kishë,
Sinagogë dhe sahat kullë të vjetër.
Ajo e ka erën e saraqëve, të farkëtarëve, të Sedrenikut dhe të Bistrikut.
Ajo ka erë o mik, ndalo pak dhe qetësohu.
Ajo ka erë të ujit nga Sebilja dhe të çeshmeve tjera.
Sarajeva ka erë të qevabeve, të burekut, të patateve të fërguara.
Ajo ka erë të kafes së pjekur, a e ndjen?Asaj i vjen era e bakrit dhe të kallajit, të kalldërmeve.
Asaj i vjen era e njerëzve të huaj dhe atyre vendorë, të njohur e të panjohur.
O mik, Sarajevës i vjen era gjak dhe lot,
Lotë të nënës e cila e ka dhënë djalin e saj
Që sot ti të mund t’i marrësh erë Sarajevës.
Për këtë ndalu dhe merr frymë thellë,
Do ta ndjesh më fort sesa të kam thënë,
Sepse edhe më të fort dhe më të bukur e ka aromën Sarajeva, o mik.


Muris Neimarlija

Përktheu Kader Vogel

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP