TRËNDAFILA TË ZI

>> Sunday, August 10, 2008


Xheladin HAMZA


Në këtë pranverë
Në Fushë-Arrëz
Çelën pesëmbëdhjetë
Trëndafila të zi.

Në çdo mëngjes
Petalet e tyre i mbulon vesa
Që krijohet nga sytë
E pesëmbëdhjetë vashave të bukura
E të shndërruara në engjëjt

Presin të veshura
Me kurora të bardha
Martesën e tyre.

Tërë natën si zana mali
Kujdesen për trëndafila të zi
Me agun e parë të mëngjesit
Zhduken.

Në muzgun e mbrëmjes
Me rreze të para të hënës
Paraqiten përsëri
Me kurora të bardha
E me lot në sy.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP