Vula e natës së parë të Ramazanit

>> Friday, August 29, 2008


01.
Shikoje Hënën! – më thotë fqiu
Ndërsa sytë i shëndrisin
Me dritën e Hënës. Dhe vazhdon:
Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam parë
Diçka të këtillë.
E shikoj Hënën,
Dhe fqiut i them:
Unë, po.
02.
Shihe, Hënën! – më thotë një e njohur.
- Më duket, të më faltë Zoti,
si paracaktim.
Po është. – I them.
Është.
Në këtë mënyrë është paralajmëruar
Shpallja.
Ajo më shikon, gati,
si e shastisur.
03.
- Shikoje Hënën! – më thotë
Një i afërm i im.
- Asnjëherë, nuk është dukur kështu!
E shikoj Hënën dhe i them:
- Po.
Kështu duket gjithmonë,
Natën e parë të muajit
Ramazan.
Dhe jo vetëm Hëna.
Po edhe Siriusi- Ylli i Agimit.
Edhe, qielli kobalt kaltërt
- I thashë.

04.
Pra;
Po e flas këtë për të tretën herë,
Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta
Duke ecur.
Dhe ashtu sikur, po më flitnin,
Ashtu të habitur më shikonin
Nga fjalët që po i dëgjonin.
05.
O Zoti i Madh,
Po mendohem në vete;
- Ndoshta është dashur të gjithëve
Të ju tregojmë më herët?!
E kur nuk na besojnë Neve
Ndoshta kuptojnë që nuk i besojnë
Qiellit.
Dhe as syve të tyre.
06.
Po.
Ndoshta.
Por,
Në këtë rast,
Nuk do të mundja,
Kështu superiorisht
Të ju përgjigjem.
Ndoshta mos po gaboj?
07.
Po.
Vërtetë.
Në Gjithëçka është
Tek unë dhe tek ata
- E barabartë.
Për mua
Dhe për ata.
Të habiten.
Unë të di.
Të dëgjojnë.
Unë të ju them.
Njëjtë,
Për ata
Dhe për ne.
08.
U ndezën kandilët.
Vërshoi ezani.
Personi i dashur
I afërmi im
Më shikoi, sikur
Në sytë e tij
E gëlltita Hënën
Dhe Yllin.
Apo:
Sikur ato i kam kapur
Dhe i kam vendosur
Mbi supet e mia.
Ramazani Sherif mubarek ju qoftë!

Allahu qoftë i kënaqur me ju!
Të gjitha iftaret janë të ndryshëm
Në bukuritë e tyre.
Vetëm Ai është i njëjtë
Në Mëshirën e Tij
Të Pakufishme.

Atif Kujungjiq

____________________________
* Poezia
është e bazuar në ndodhitë e vërteta
gjatë natës së parë të Ramazanit

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP