Gjëja më e rëndësishme

>> Thursday, May 01, 2008


Yjet e mëngjesit u zhdukën, Dielli po agon
dhe lotët e mi në faqe, thahen më me shpejtësi.
Më i ndritshëm se zjarri, shumë më tepër se kjo jetë,
Je i tëri i imi, - jam e jotja, si grua.

Gjëja më e rëndësishme në këtë botë më je ti.
Gjëja më e rëndësishme në tregimet e patreguara më je ti,
Vetëm që ne mos t’i humbim fletët tona,
Vazhdo ti lexosh mendimet, përballu me atë që kjo jetë ofron.

Ishte shumë ftohtë pa ty,
E lodhur nga acari i dimrit dhe nga ky dëshpërim.
Dielli për akullin është si dashuria për zemren.
Tani e tutje, kurrë s’do të jemi të ndarë!

Gjëja më e rëndësishme në këtë botë më je ti.
Gjëja më e rëndësishme në tregimet e patreguara më je ti,
Me lutje dhe ëndërra, me fëmijë dhe të qeshura
Të bashkuar përgjithmonë, në të dy botërat.


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP