Ushtareja e Hixhabit
>> Monday, May 19, 2008
Jam një ushtare,ushtare e Hixhabit!
E përkushtuar në Dinin tim,
përfaqësoj skenën Islame!
Po, jam një vajzë vetëm 18 vjeçe,
por ngado që ke qenë,
gruaja gjithashtu,
mund t’i përfaqësojë muslimanët!
E di që jam e re,
por nuk mi do qejfi përveç kafeinës,
është e rëndë, por e mbaj nën kontroll!
Droga ime e vetme quhet Paracetamol!
Nuk më duhet asnjë lloj droge,
që mi djeg qelizat e trurit!
E, për t’u qetësuar,
më duhet vetëm përqafimi i nëns sime!
Shehadetin e kam të tatuuar në shpirt e në zemër!
Ai më ndihmon t’i kujtoj sekretet që na ndajnë!
Unë vazhdoj ta valëvis flamurin Islam,
gjersa gjendem në skanerin e sigurisë së aeroportit!
Flamuri im Islam ende po valon!
Si pushka jote në çantën time,
ashtu edhe shuplaka yte në etiketën terroriste,
më bëjnë të vonohem për në aeroplan!
E në shtëpi, kur marr receptorin e telefonit dëgjoj kërcitje
ndërsa, kur jam në Net dëgjoj tone!
Djemtë e C.I.A -së po më përgjojnë e më ndjekin!
Fshehja dhe spiunazhi është arma e tyre!
Fshehja dhe spiunazhi është arma e tyre!
Ndërmjet të zezës dhe të bardhës e shoh të përhimtën,
ndërsa ndërmjet hijeve e shoh C.I.A –në!
Ju mund t’ua ndaloni Hixhabin,
mund t’ua ndaloni Xhilbabin,
ju mund t’ua ndaloni edhe Nikabin muslimanëve!
Po mundoheni ta njollosni pastërtinë e botës,
por nuk mund të ma merrni Dinin tim!
Ju sfidoj që të mundoheni e të ma merrni nga Ruhu,
por asgjë nuk mund të bëni!
Shpresoj se u sqaruam mirë!
Po i ngjitem fesë sime si një ngjitës
dhe po ua jap një Adios (lamtumirë)!
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE
0 Komentet:
Post a Comment