Jeta Ime

>> Tuesday, May 13, 2008


Xheladin HAMZA


Mbi ballin tim të rraskapitur

Si mbi një urë që lidhë dy botëra

Vallëzojnë rrudhat e pleqërisë

E sytë më janë qielli blu

Ku flenë ëndrra e jetës pa mbarim...


Shpirtin nuk e trazoj me lojën

Djersa e njelmët mbi ballit tim

Rrjedhë nëpër rrudhat

Si lumi i tërbuar jashtë shtratit...


Çdo pikë djerse në luginat e shfaqur

Mbi ballin tim merr formë të kristaltë

Ndritë një jetë që ekzistonte dikur

Ushqen një dashuri që s’shuhet dot


Zbukurojnë sytë e tu bojë qielli xhani im

Kujton një pranverë që s’harrohet kurrë

Fton hënën në mesnatë që jep bukuri...


Ju lutemMi lexoni rrudhat e ballit

Dhe djersën e kristalte mbi te

Do ta lexoni e gjithë jetën time!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP