Në Horizont

>> Wednesday, May 14, 2008


Hamdi NUHIJU


Vështroj fytyrën tënde të ëmbël,
Si magji që ujit klithmat e dashurisë,
Në vijat e holla mbi Marmara,
Një erë e lehtë të rikthen në histori…

Ajka e mjaltit që më zgjebos brengat,
Rilindë mbi ndjenjën e molisur,
Në horizont shpirti të thërret,
Eja… të lutem sa ma shpejt…

Në qytetin e Islamit ti po hapëron,
Një haxh i shpirtit dhe i mendësisë,
E di që je mërzitur,
E di që në çdo skaj më kërkon…

Ti je fjala nëpër qiej,
Je uragan që më shkul në rrënjë,
Dije për Zotin,
Se më mungon…. të lutem Eja!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP