Të pyeta

>> Thursday, May 15, 2008


Vajada KECI


Te pyeta-Per ty si jam ?

Si nje kristal je trasparent

Dhe kur me vete une te mar

Leshon ndricim e rrezet vetè


E une lehtshem tu pergjigja

Ti je si hena mbas nje reje

E kur henen e fsheh dhe mali

Drita ime ze bien e zbehet


Mos u merzit e mira moj

Se sado larg te qendroj dhe mali

Se sado drite te fshehi hena

Prap ke ty ajo drite do te ndali


Po buzeqeshja une ngadal

Moj hene e bukur ke te drejt

Se shiu per ne eshte meshire

Kur lehtshem rete i zen e tret


Sa vjen toka rrotullohet

E hena nje dite do jete mbi mal

Naten e bukur do te erresohet

E drita e saj do te te zer ngadal


Do te te zer ty e vetmja drite

Qe per se largu ka udhetuar

Qe ka pritur me mijra vite

Veç ne ty per tu qetesuar


Miresi pra jane keto rete

Zoti shtofte miresine e tyre

Se pas çdo reje qe fshihet hena

Do te vije dita do dal ne krye


A

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP