Të gjithë njerëzve të Botës

>> Thursday, May 22, 2008




Kjo është një ngjarje që duhet treguar,

mbi një foshnje Irakiane,

vetëm disa muajshe!
E shtrirë në krevatin e saj,

një yll ndriçoi natën!

E si mund ta dinte për atë fluturim të aeroplanëve?!
Qëndronte e qetë në atë krevat,

prekte hundën e saj,

vështroja lëvizjet e sajë,

si luante me këmbë!
Bëlbëzonte e gugiste,

sa e ëmbël që është!

Fliste me dikënd, por kush mund të ishte?
Një Engjëll po qëndron me te në dhomë.

Foshnja po qeshet,

e pambrojtur nga fatkeqësia e saj!
Krevati fillon të dridhet e mobilja po rrotullohet

dhe befas dëgjohet zëri më shurdhues!
Tavani po bie mbi krevatin e saj,

brenda një sekonde apo dy ...
E gugëzima e sajë merr fund…
Askush nuk e di se sa gjatë ajo ka qëndruar aty!

Kush mendonte për te?

A nuk mërzitet njeri?
A është e gjallë?

A është e vdekur?

A ka dhimbje?

E meqë e përmende, kush e di si quhet?
Emri i sajë është Emel.

Në shqip i vjen Shpresë.

Mes thyerjesh e rrënojash,

gishti i saj i vogël fillon të lëvizë.
Ku e kam nënën?

E dua aq shumë!

Eja e më merr nënë!

Është errësirë këtu!
Jam e frikësuar e nuk i shoh këmbët,

kam edhe uri!

Kam gjak në gojë!

Më jep ndonjë ushqim!
Ku e kam babanë?

Ku e kam vellanë?

Ndjej dhimbje kur marr frymë!

Ku e kam mamanë?!
Sa kohë që jam këtu?

A mos jam në ëndërr?

E hap gojën por s’mundem as të bërtas!
Ai Engjëll më shfaqet edhe një herë përballë!

Këtë herë me lot po pyes përse kam vdekur?
A jam e vetmja në vuajtjet e mia?

Jo, ka edhe shumë të tjerë!

Në mjerimet dhe mizoritë tona,

jemi motra dhe vëllezër!
Kush jemi ne?

Po të pyes... për çfarë krimi na vranë?
Ata po bëjnë parti!

Vallë, askush nuk po qanë?!
A është e vërtetë?

Nuk jam asgjë?!

E si mundet?

A nuk kanë edha ata foshnje, kështu si unë?
Thonë se është luftë,

pjesë e së cilës është vdekja.

Sa të verbër u bënë, sa zemra të thekura!
A mos tha dikush, hero?

Po kujt po i flasin?

Kërkohet një fitore duke e vrarë të dobëtin?!
Përse janë të gëzuar?

Përse janë krenar?

A nuk e dinë se kam të ftohtë me qefin në varr?!
Asnjë luftë s’është fituar;

s’ka Nëse, Por, apo Sikur!

Ata vetëm foshnje kanë vrarë!!!!


Firmosur nga unë

Një Foshnje Irakiane


Nga Anglishtja : Dritan SKENDERI , TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP