Përtej fjalëve

>> Wednesday, May 28, 2008


Suheir Hammad

Përktheu Ardit Kraja


1.


Ku ka shkuar gjuha ime?

Poeti kërkon për fjalët për tu mbëështjellur në këto kohëra

Për t'i dhënë kuptim


Për t'i bërë të bukura


Për t'i bërë të përdorshme



Fjalët nga e kaluara gjurmojnë bisedat tona

Perandori dhe Kryqëzata

Plane dhe Shekuj

Të gjitha këto fjalë qartësuan të kuptuarit më parë

Bien rëndë tani

Dhe jo të rënda në këtë hapësirë të lajmeve të këqija
Unë kam parë fotografia

Përsëri fjalët

Burg Torturë
E dëshpëruar për fjalë që mund t'i shkruaj

Që nuk janë të ndotura

Që janë objektive

Të lexoj si të arsyeshme

Kështu njerëzit që njerëzit të mos ndaleshin së lexuari këtë poemë

vetë ndërgjegjësuese

Kështu që prindërit e mi nuk do të turpëroheshin

Kështu që amerikanët do të kërkonin kthimin e të tyrëve
E dëshpëruar për fjalë që mund t'i shkruaj

Kështu që unë të mund ta mbaj pa u bërë diçka e rëndë dhe e pafalshme
Gjuha më ka indinjuar
Më thuhet të mos besoj asgjë që lexoi

Pastaj çdo gjë që lexoj

Me jepet vetë fytyra ime për të më frikësuar

Më thuhet t'i frikësohem ngjyrave të frikës si paralajmërime

Më thuhet herë pas here

Iraku nuk është Palestina

Kabuli nuk është New Yorku
Fotot

Gra të përdhunuara

Të pozuara si vajza të dala dore

Kjo është zbavitje

Kjo është skenë

Kjo është e regjistruar

Burra në pranga

A fjalët e tilla si poshtërim dhe torturë

Me të vërtetë i përshtaten këtyre veprave?

çfarë ndodh me ata që mbijetojnë?

çfarë ndodh me ata që janë përgjegjës?

Haiti nuk është ÇeÇenia

Chiapas nuk është East L. A

.Iraku nuk është Palestina

Hera herës më thuhet
Më jepet një pozicion i favorshëm dhe një lente dhe instruksioni

Mos lëviz

Mos shiko lart

Mos shiko poshtë
Unë jam duke rënë


2.


S'ka lidhje këtu

S'ka paralele të ndriçuara

Mos bëj lidhje

Mos i turbullo çështjet
Vetëm i turbullon njerëzit
Për 56 vjet Izraeli e legjitimuar

Këtë lloj sjelljeje

Sanksionoi dhunën në emër të një Zoti

I cili nuk ka dashuri të mjaftueshme për të gjithë ne

Një Zot që zgjedh anë

Një Zot i cili favorizon dhe përzgjedh

Një Zot që i pret marrëdhëniet dhe zhduk shpirtra

Lloj Zoti që nuk i përgjigjet lutjeve

I cili kupton vetëm një gjuhë

Një Zot i cili nuk e shqetëson mendjen e tij të bukur me

Të tilla shëmtira

Mua më thuhet se ky është Zoti i Amerikës
Fotot nga Rafah e Palestinës

Janë 1948 dhe 2004 në një kornizë të njëjtë

Sytë e tyre i thonë kamerave

çfarë do të bëni me këtë dhimbje?

A mund të ma marrësh?
Kjo hapësirë midis lenteve dhe subjektit

është i përqendruar tek thirrjet për dëshmitare

Me premtime të cikleve të pathyera

Me biçikletat e fëmijëve nën rrënojat që dikur ishin shtëpi
Një tjetër nivel i azilit ndërtohet
Dhe unë jam duke rënë
Aaaaggh, ja Falestin?

çfarë kemi ne që na urrejnë aq shumë?

Kjo fytyrë?

Këto sy?

Ky refuzim kokëfortë për të vdekur?

Sa trauma një komb mund të durojë me botë që i shikon?

Disa gojë hapen të shokuara

Disa të tjera heshtin dhe nënqeshin

Ndërsa gratë bërtasin në një frekuencë të cilën të gjallët nuk mund

ta dëgjojnë

Përsëri?

Përsëri ja Falestin?


3.


Sa e keqe është që unë duhet të zgjedh midis fundit

Të një pushtimi apo një tjetri?

Të copëtoj kohën time dhe të copëtoj informacionin tim
Unë duhet të sillem mirë të jem e drejtë dhe e sjellshme

Kur unë dua të hap gjoksin tim nga kjo zbrazëti

Kjo dhimbje ka ngrënë në kokën time dhe zhvesh ëndrrat e mija

Shokët e mija shqetësohen se nuk ha mjaftueshëm

Unë po marr shumë mbi dhe shumë brenda

Unë nuk gjej asnjë vend ku ta mbështes këtë përgjegjësi
Nëse unë nuk them asgjë unë jam bashkëpunëtore

Nëse unë them diçka unë izolohem si ekstrem

Si një teoriciente në konspiracion

Sikur lufta të ishte një koincidencëSikur gjenocidi thjeshtë ndodh
Ajo bëhet për naftë dhe vend dhe ujë

Ajo bëhet për iluzionin dhe për marrjen e mikrofonit

Të varfrit edhe njëherë janë municionet në topat e njerëzve të pasur
Kjo është rreth dritës dhe errësirës

Nuk ka bardhë e zi në njerëzim
Më thuhetVenezuela nuk është Kuba

Ruanda nuk është Kurdistani
Unë nuk jam gruaja që gjunjëzohet

Përballë ushtarëve dhe kamerave dhe armëve të tyre

Unë nuk jam fëmija i qëlluar në kokë

nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit

Unë nuk jam nëna që po vdes nga Sida

Duke u lutur që të mund të jetoj më shumë sesa fëmijët e mi

Kështu që ata të mos mbeten jetim dhe të sëmurë dhe të më varrosin mua

Unë nuk jam fëmija që pau

Të gjithë familjen e saj të vdekur në Liban në Sudan në Nikaragua

Unë nuk jam babai i cili i lë fëmijët e tij për të mos i dëgjuar

stomakët e tyre të bërtasin

Babë, ku është buka?
Unë jam gruaja taksat e së cilës nuk i përshtaten kësaj tragjedie

Amerikani Autoriteti që nuk flet

Arabi

Liderët Arab që nuk flasin

Gruaja të bërtiturat e së cilës

Jo në Emrin Tim

Më pështynë mbrapsht si një slogan i ç'udhëzuar në më të paktën

Unë jam vajza nga Bruklini që i thanë të shikojë punën e saj

Dhe një botë të re jo Marsin


4.


Ne përdorim terma të vjetruara që nuk mund zgjerohen aq sa të prekintë vërtetën

Ne nuk kemi mësuar aq sa duhet nga e kaluara që të mos të mos i përsërisim
Më thuhet gjithmonë ka qenë kështu

Luftë dhe Masakra

Përdhunimi është më i vjetër sesa prostitucioni

Dhe prostitucioni është më e vjetra politikë

Mënyra sesi gjithmonë bota ka qenë

Pimpët dhe ata që pimpin
Raca njerëzore gjithmonë i ka lënë

Ata të cilët mbesin mbrapa
Nëse do të mbijetojë atëhere

Unë mësoj nga e tashmja

Nga e premtuara e ardhme
Ne mësojmë të jetojmë me këtë çmenduri

Nuk mund të jesh i shëndoshë në një botë të sëmurë

Vetëm të udhëtosh sëmundjet

Vetëm të mjekosh plagët
Lutu të mos jesh ngjitës

Përpiqu të mos dëmtosh askënd
Pleqtë e mi thonë kundërshtimi gjithmonë është vëzhguar

Idetë radikale gjithmonë janë regjistruar

Por ata të cilët kanë jetuar mbi margjinat pohojnë

Nën frymë

Nuk ka qenë kurrë kaq keq
Jo çdokush po vuan e Vërtetë

Pjesa më e madhe thahen për ujë

Pak notojnë në pishinat që fallsifikojnë lidhjet me detin

Pjesa më e madhe vdesin urie

Unë gjithmonë i hedh ushqimet për të cilat nuk kam oreks

Ju mund të bëni pazar nga kolltuku i juaj dhe të hani fast fond

Dhe kurrë s'mendoni rreth asgjëje tjetre përveç borxhit të kredit kartës suaj

Dhe blerjen e orës që vjen

Bëj Pazar dhe ndaloji pyetjet

Unë e kam patur zili këtë mpirje

Madje edhe duke e ditur është në më të paktën një vetëvrasje endershme

Madje edhe duke e ditur se apatia e saj është një tjetër llojvrasjeje


5.


Ngandonjëherë e gjitha që mund të bësh është të thithësh dhe të nxjerrësh

Jeta është një version i shëmtuar i potencialit të saj

Ngandonjëherë gjithë që mund të bësh është të kërkosh për jetë aty ku je

Në qytet

Një dritë të verdhë në vendin e basketbollit

Gjeometrinë hyjnore në pëlhurën e hixhabit të ndonjë vajze
Për një javë unë kam pastruar dhe prerë me thikë mjaft

Majdanoz për tabuleh për të ushqyer qindra

Unë falem mbi të gjelbrën

Që ato që unë bëj të ushqejnë ata në nevojë për një ushqim
Ka ende dashuri tek ne

Fakti është që ne po e shohim të vdesë

Ka ende shpresë tek ne

Shpresë në sytë e motrës sime

Ka ende mjaft rezistencë tek ne

Për të krijuar një botë ku nuk ka

Njerëzit e tu apo njerëzit e mi

Por njerëzit tanë

Njerëzit tanë që vrasin

Njerëzit tanë që vriten
Unë disi e di që dashuria do të na shpëtojë ne

Fakti është në historitë nuk shfaqen

Poemat që nuk publikohen

E vërteta midis gënjeshtrave

Historitë që pëshpëriten në imsakun e kësaj dite
Unë e di disi që dashuria do të na shpëtojë

Megjithëse unë nuk gjej pasion ose dëshirë në trupin tim për ta bërë

Ka ende një burim për paqe thellësisht të veshur në këtë kaos
Unë e di se dashuria do të na shpëtojë

Megjithëse fjalët dështojnë për të na treguar sesi
Në mënyrë të mahnitshme unë ende falem

Një Zoti që e parafytyroj të jetë më i gjerë sesa çdo komb
Dhe unë ende gjuaj për gjuhën për ta grumbulluar në një poemë

Që unë lutem që do të ushqejë ata si unë

Në nevojë të faktit që ata nuk janë vetëm

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP