TEK SA TE PRISJA

>> Saturday, May 17, 2008


Vajada KECI


Eshte nate e thyer,e heshtur pa veta
E ngrysem e zhgenjyer se nuk erdhe u trreta
E nismen menjanonte heshtjes i linte vend
E une nis e shkruaj e shkruaj pa rend

Duhet te ishe ti te te flisnja perçarte
Te me vinte zor per nje maj e nje mjalte
Te me thoshe ne heshtje boll mè se na plase
Ku e ke fjalen e gjore hidhe tutje perplase

Ne heshtje zhgenjehem ne heshtje buzeqesh
Ne mendimet e mia ti pa reshtur ngerdhesh
E flas per ty e per ty te te flas
Ne gjum te te le e me te te godas

Te ngrihesh te nesermen pa mish e pa shpirt
Ti mendon se prej meje do te ikesh nje dit
Do te ikesh i vdekur se gjall te te lej
Ne zemer i prekur me lekuren pertej

Ta bej dhe une si ty ja te flas me vete
Te te le me gjume ne sy te lundrosh neper dete
Te te zgjoj ne mes te nates aty ku s’me njef me mua
Te therrasesh emrin tim duke pyetur a je zgjuar

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP