"shkrimi i parë që atëhere"

>> Wednesday, May 28, 2008


Suheir Hammad

Përktheu Ardit Kraja


1. nuk pata asnjë fjalë

unë nuk kam shkruar asnjë fjalë

asnjë poezi në hirin e rrugës së kanalit të jugut

asnjë prozë në kamionët që ngarkojnë mbeturina dhe adn

asnjë fjalë
sot bëhet një javë dhe e shtata është e qiejve,

Zotit, shkencës.

e dukshme jashtë kuzhinës sime është një realitet abstrakt

qielli kur dikur ishte hekur.

tym kur dikur kishte mish
zjarr në ajrin e qytetit

dhe unë u frikësova për jetën e motrës sime

në një mënyrë si kurrë më parë

dhe atëhere dhe tani unë frikësohem për të gjithë ne.
së pari, të lutem Zot,

bë që të jetë një aksident,

zemra e pilotit

dështoi,

motori i avionit u prish.

pastaj të lutem Zot,

le të jetë një ëndërr e keqe,

më zgjo tani.

të lutem Zot,

pas avionit të dytë, të lutem,

mos bëj që të jetë

askush

që duket si vëllezërit e mi.
unë nuk e di sesa e keqe duhet të jetë jeta

në mënyrë që të vrasësh.

unë nuk kam qenë aq e uritur që dëshiroja uri

unë nuk kam qenë aq e zemëruar aq sa të dëshiroja të kontrolloja një

armë mbi një pendë

jo me të vërtetë.

edhe si një grua,

si një palestineze,

si një qënie e thyer njerëzore

kurrë kaq e thyer.
më tepër sesa kurrë,

unë besoi që nuk ka ndryshim

kombi më i privilegjuar,

pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e dinë

ndryshimin

midis indianëve, afganëve, sirianëve, muslimanëve,

sikhve, hinduve.

më tepër sesa kurrë,

nuk ka ndryshim.


2. faleminderit ty korea për kimçi

dhe bibim bob dhe çajin e kallamoqit

buzëqeshjet e këndshme e stafit pritës në uonxho –

buzëqeshje qekurrë nuk tregonin

nxehtësinë e ushqimit ose sesa të lodhshme

ata do të kishin qenë

duke punuar turne të gjata në qytet.

Faleminderit korea,

për salcën që më solli mua në

qytet natën vonë përpara dhe shtrembëroj itinerarin tim

të përditshëm me tren në qendrën botërore të tregtisë.


3. të vdekurit po quhen të humbur

dhe familjet e tyre mbahen duke ulë kundur

printime përballë nesh përmes kornizave të tymosura.
Ne po shikonim për Irisin, nënën e treve.

Ju lutem telefononi për ndonjë informacion.

Ne po kërkojmë Pritin,

për të fundit herë është

parë tek kati 103.

ajo po i fliste burrit të saj në telefon dhe linja ra.

Ju lutem na ndihmoni të gjejmë gjorgjin,

gjithashtu injohur si Adil.

Familja e tij është duke pritur për të me ushqimin etij

të preferuar. unë jam duke kërkuar për djalin tim,

i cili shpërndante kafe.

unë po shikoi për motrën time,

ajo filloi punë të hënën.
unë jam duke kërkuar për paqe.

unë jam duke kërkuar për mëshirë.

unë jam duke kërkuar për faktin e dhembshurisë.

çdo fakt të jetës.

unë jam duke kërkuar për jetë.


4. rikardoja në radio tha me theksin e tij të trashë si juka,

"unë do të ndjehem më mirë kur bombat e para të hidhen atje.

dhe miqtë emi ndjehen njëlloj".
në bllokun tim,

një grua po qante në një makinë të parkuar e

kërrysur nga dhimbja.

unë i ofrova ndihmën time,

i zgjata një dorë që ajo nuk e papërpara se të thonte,

"ne do t'i djegim keq, unë të betohem, keq".

dora ime shkoi mbi kokën time tek numrat brenda saj

të fëmijëve të vdekur iraken,

të vdekurit në nikaragua.

Të vdekurit në ruanda të cilët rivalizoheshin

me sporte fallse për vëmendjen e amerikës.
përsëri kur njerëzit dërgonin emaila duke thënë,

kjo kishte për të ndodhur,

mos harroni trasgresionin amerikan,

për një gjysëm sekond i ndjeva keqardhje.

mbaju ti,

sepse unë jetoi këtu,

këtu kam miqtë dhe familjen

dhe mund të isha unë në ato ndërtesa dhe ne nuk jemi njerëz të

këqinj, mos mbështet përqeshjen e amerikës.

A mund të kem një gjysëmsekondi të ndjejem keq?
nëse unë mund të gjej përmes këtij ekzuarimi njerëzish të cilët lanë

mbrapa për të vajtuar dhe për t'i rezistuar vrasjes në masë,

mund të jetë e drejtë.
faleminderit gruas që më pau sytë e mija që lotonin.

Ajo hapi krahë te saj përpara se të pyeste

"a do një përqafim?"

një grua e bardhë e madhe

dhe përqafimi i saj ishte ai i vetëm atyre njerëzve me gjak të nxehtë.

Unë nuk isha gati për të thënë jo ndaj çdo rehatie.

"vëllaiim është në flotën detare",

unë i thashë dhe ne jemi arab.

"uau, ju keni dyfish ngatërresë" fjalë.


5. edhe njëherë që një person më pyet nëse i njihja pengamarrësit.

edhe një herë një ....

më pyet se ku është vëllai im në flotë.

edhe një herë që një person që supozon që asnjë arab ose mysliman

nuk është vrarë.

edhe njëherë që një person supozon që ata më njohin mua ose që unë

përfaqësoj një popull.

ose që një popull përfaqëson një të keqe ose

që një e keqe është aq e thjeshtë

sa një flamur dhe fjalë në një fletë.
ne nuk i nënçmuam njerëzit e bardhë

kur mekvein hodhi në erë oklahomën

amerika nuk dha adresat e familjes së tij

ose ku ai shkoi në kishëose të fajësonin biblën ose pat robertson .....
dhe kur rrjetet televize shfaqën palestinezët duke kërcyer në rrugë,

nuk kishte kërkim ndjesë që fëmijë të pangrënë që shëtisin rrugëve

që i kthejnë dhëmbët e tyre bojë kaf.

që korrespondentët iredaktojnë pamjet.

që arkivat janë atje për të lehtësuar gazetarinë dembele dhe të pasaktë.
dhe kur në flasim rreth librave të shenjtë

dhe burrat e maskuar dhe

vdekjen, pse nuk përmendim KKK?
nëse do të ketë ndonjë njeri mbi këtë tokë që kupton sesi nju jorku

po ndihet tani, ata janë në lumin perëndimorë dhe rripin e gazës.
sot është dita e dhjetë.

natën e mbrëmshme bushi i shpalli luftë një

njeriu që dikur hapur financonte me cian.

unë nuk e di kush është i përgjegjshëm.

kam lexuar shumë libra dhe njoh shumë njerëz për të

besuar atë që ata më thonë.

unë nuk e çaj koken për bin ladenin.

vizioni i tij për botën nuk më përfshin mua ose ata që unë dua.

dhe peticionet janë zhvilluar me vite për të nxjerrë nga fuqia talibanë

te sponsorizuar nga amerikanët. ....

kjo është e komplikuar dhe unë nuk di çfarë të mendoj.
por unë e di me siguri të plotë se kush do ta paguaj.
në botë,

do të jenë gratë,

pjesa më e madhe me ngjyrë dhe të varfra.

gra të cilat do të kenë fëmijë për t'i varrosur dhe për ta

mbështetur veten përmes vuajtjes.

"ose jeni me ne ose jeni me terroristë"

domethënë mbani njerëzit tuaj nën kontroll dhe

rezistenca juaj të censurohet.

domethënë ne e kemi fyellin e edhe

nuklearet.
në amerikë,

do të jenë ata midis nesh të cilët refuzojnë sulme të

paligjshme.

ata nga ne të cilët punojnë drejt drejtësisë sociale,

në mbështetjetë lirive civile,

në opozitë me politikat urryese të huaja.
unë nuk jam ndjerë më pak amerikane dhe më tepër nju jorkeze –veçanërisht bruklini,

sesa këto ditë.

Yjet dhe rripat mbi të gjitha

ato makinat dhe dritaret e apartamenteve prezantonin të vdekurit si

qytetarë – jo anëtarët e familjes, jo të dashurit.
unë e ndjej që lëkura ime është shumë e hollë

dhe sytë e mi janëduke u errësuar.

e ardhmja premton pak dritë.
vëllai i vogël tani është bërë burrë dhe i gatshëm dhe duke u falur

pesë vaktet e ditës që urdhrat q

ë do të marrë për pak ditë të jenë

të drejta dhe nuk do ta lëshojë shpirtin poshtë prej pasjetës që ai

meriton.
të dy vëllezërit e mi

– zemra ime ndalet kur unë përpiqem të falem

–aspak për të shqetësuar frikën time.

njëri i madh,

tjetri kapiten dhe të dy palestinez,

muslimanë praktikantë,

burra të këndshëm.

të dy të lindur në bruklin dhe fytyrat e tyre janë tipik burrash arab,

me vetulla dhe hundë dhe ngjyrë të bukur dhe flokë kryeneç.
si do të jenë jetët e tyre tani?
atje është këtu.

gjithë ditën, përmes lumit,

era e djegies së gomave. sirenat janë ndalur tani.

reklamuesit janë në ekran.

zjarrfikësit janë të traumatizuar.

grataçelat jane kthyer edhe njëherë në masën njerëzore.

jo më aq të gjata me lartësitë e tyre.
unë nuk kam qarë aspak ndërsa po e shkruaja këtë.

unë qava kur ato ndërtesa ranë mbi veten e tyre si një zemër e thyer.

unë nuk kam përjetuar dhimbje që të përhapej si ajo dhe unë qaj për ditë që

vëllai im të kthehet tek nëna jonë i tëri dhe i shëndoshë.
nuk ka poezi në këtë.

kushdo që e lexon këtë është duke marrë frymë,

ndoshta i vrarë, por sigurisht që merr frymë.

dhe nëse është ndonjëdritë që vjen,

do të ndriçojë nga sytë e atyre të cilët shikojnë për

paqe dhe drejtësi pasi retorikat të jenë qartësuar dhe feniksi të ngrihet.
afirmo jetën

afirmo jetën

ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin tani.

ose je me jetën ose je kundër saj

afirmo jetën.



marre nga libri i saj "Zaatar Diva", libri eshte vlersuar shume ngakritike te ndryshem dhe nga gazetat dhe shkrimtaret me me fame.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP