Ja All-llah

>> Saturday, May 31, 2008

Ja All-llah

Shafi' Bashir Said






Ja All-llah më fal
Më fal për gjunahet e bëra
Për shakatë e pavlera me të cilat zgërdhihej shoqëria ime
Kënaqja veten time me gjërat e kësaj bote


Dhe gjthçka e shihja thjesht si një zbavitje
I shpërfillja dhe i braktisja të gjitha lutjet obligative
E të mos flasim për Sunnetet e Teravitë
Ja All-llah mi fal mëkatet që i kam bërë


Në kulturat jo-Islame vullnetarisht jam aklimatizuar
Fjalën Tëndë, Kur'anin e Shenjtë, me aq shpërfillje e kam gjykuar
Ndërsa librat e tjerë argëtues me kënaqësi i kam selektuar
Oh All-llah as muajin e Shenjtë të Ramazanit nuk e kam agjëruar


As këtë tani e as muajt e kaluar
E kur më pyesnin njerëzit, arsyetohesha me brinjin e thyer
Por Ti je I Gjithëditur ja All-llah, e dije se un gënjej
Ndërsa kur vinte thirrja për Salat apo Da've, nuk e dëgjoja
Por rrotat e veturës për në party, me kënaqësi i shkëlqeja


Un jam musliman, besueshëm deklaroj
Por as një minutë për adhurim nuk kurseva


Ja All-llah më fal për injorancën time
Dhe lësho mbi mua nga Bujaria Jote
Duke filluar që sot, veten dhe petkun do ta pastroj
Do të falem, do të heq dorë nga gabimet, do të agjëroj

Dhe vetëm Ty do të të kënaq
Ja All-llah Ti je Udhëzuesi, Të lutem më udhëzo
Të gjitha ligjet e Tua, plotësisht do ti pranoj
Ja All-llah Ti je i Gjithdijshëm
S'e ndihmoj dot veten pa ndihmën Tënde
Ja All-llah, Pronar i Urtësisë dhe Dijes
Autoritetin Tënd Absolut, plotësisht e pranoj


Ti Di gjiçka dhe Dëgjon gjithçka
Ti je Krijuesi, Furnizuesi dhe Sheh gjithçka,
Me përulje i nënshtrohem Fuqisë Tënde të pafund
Dhe me përkushtim falënderimet e mia T'i shpreh


Se çka është Islami tani e kuptova
Xhaminë do ta vizitoj dhe me mençuri kohën do ta kaloj
Të falemnderit ja All-llah që ma tregove rrugën
Se pa Udhëzimin Tënd unë do të isha i humbur

Nga Anglishtja: Dritan Skenderi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP