PREJ ZGJIMIT NË ZGJIM

>> Sunday, May 25, 2008


( Myderrizit -
haxhi mulla Sherif ef. Ahmeti )
(1920-1998)


Në përvjetorin e dhjetë –
në jetën e vërtetë

Prej zgjimit në zgjim
Dhjetë vite në amshim.

Kur gjithçka ishte duke u kalbur
Kosovës fytyrën ia ke zbardhur.

Idhujt e vjetër kurrë s’të trembën
Idhujt e rinjë para syve t’u shembën.

Kur të tjerët flinin – ti ishe zgjuar
Si Hëna e Re - përherë e praruar.

Kah vetëvetja kur u ktheve
Shkëndij’e Diellit përmes reve.

Lidhe brigje përmes urës
Që mos dalim jashtë lëkurës.

Gjuhën amtare e pasurove
Fjalën e All-llahut e lartësove.

Fjalën e shkruar e mbolle si bimë
Që me te ta ushqejmë urtësinë.

Se me urtësi kuptohet e Vërteta
Se pa ate s’ka kuptim as jeta.

All-llahut i lutemi të mëshiroi
Me Ujin e Keutherit të bekoi…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP