Më fal

>> Monday, May 26, 2008


Ahmed Bukhatir


Sot, në një autobus

E pashë një vajzë me flokë të artë

Dhe dëshirova të isha aq i mirë.

Në atë çast ajo u ngrit të shkonte,

E pashë, ajo qalonte

E kishte njërën këmbë dhe tjetrën të ngjitur

Por derisa kalonte, ajo buzëqeshte

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

I kam të dy këmbët dhe bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.
U ndala të bleja pak bonbone.

Djaloshi që i shiste kishte aq sharm.

Fola me të , dukej shumë i hareshëm.

Sa të rrija, nuk do ta pengoja,

Dhe kur morra të shkoj, ai më tha

“Të falenderoj, keni qenë shumë të përzemërt.

“E shihni” ai më tha “Unë jam i verbër”

O Zot , më fal ,

kur unë ankohem.

I kam të dy sytë,

bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.
E pashë një djalë me sy të kaltër

Ai qëndronte dhe i shikonte fëmijët duke luajtur.

Nuk dinte qfarë të bëjë.

U ndala një çast dhe i thashë:

"Pse nuk luan me ta , i dashur?"

Ai shikonte përpara pa bërë fjalë.

Pastaj unë e kuptova.

Ai nuk mund të dëgjonte.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

I kam të dy veshtë, bota është e imja.

Me këmbët të më qojnë kah të du.

Me sytë për ta parë vezullimin e diellit.

Me veshtë për të dëgjuar qka dua të di.

O Zot , më fal , kur unë ankohem.

Në të vërtetë unë jam i bekuar se bota është e imja.


“Forgive me” - Ahmed Bukhatir (Nasheed)


Perktheu : Kader Vogel

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP