Kujdes namazin, o musliman!

>> Sunday, May 25, 2008


Albulena BAJRAMI


Fale namazin, o musliman,falu,

Zoti që ty të don,mos lejo që jeta ty,

pa namaze të mbaron.

Mosfalja e namazit,

na kushton me hidhërim,

namazin e kemi urdhër,

nga Allahu, Zoti ynë.

Fale namazin dhe gjeje mirësinë,

se llogaria është e rëndë,

për ata njerëz që s’kanë kujdes,

pas namazin që e kanë lënë.

Kjo botë mos t’ju mashtrojë,

ndaj namazit keni kujdes,

se kam frikë mos bëhet vonë,

kur një ditë nuk ka më kthesë.

Të gjithë ju o muslimanë,

namazit shpejt t’i përgjigjeni,

mos gaboni po ju lus,namazin ta braktisni.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP