Teknologjia dhe dashuria

>> Tuesday, May 06, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU

Më qan shpirti për dashurinë nën trumbetimet e kobshme të Askundësisë,
Atë dashuri mistike që me gjenet e mia e ndërtova,
Dashuri e cila më ringjalli në historinë e zemrave,
E gjitha u shua me teknologjinë…

Qofsh mallkuar o Djallë që në shërbim tëndin njerëzit fluturojnë,
Aty ku ka teknologji , jo , jo nuk ka rehati,
Ka dhimbje , tradhti , prishje , nervozë,
O ju shpirtëra në gjithësi..

Pse t`i përkulemi teknologjisë???
Kur ajo zemrat tona të pastra na i ngurtëson,
Na bënë më të errët dhe monstrum,
Na ngjall sëmundje dhe dredhi...

O ju shpikësit e teknologjisë a e kuptoni dashurinë???
Atë fjalë magjepëse që edhe botrat i pushton,
Atë ndjenjë rrënqethëse që shpirtërat sfidon,
Ju thyet , shkatërruat , në emër të NDËRTIMIT...


E ju lexuesit e vargut tim,
Mos e keqkuptoni këtë kuvendim,
Teknologjia ndihmoi , zhvilloi , përshpejtoi,
Por , dashuria botërat ndryshoi...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP