Lapsi

>> Sunday, May 11, 2008


Kozeta BOCI


Lapsi shkruan.

Maja e lapsit qëndron tek shkronja e fundit.

Nga maja te goma pret që të shuajë njollën,

nëse lutja ngjitet lart me fuqi,

brenda kohës së caktuar.

Maja e lapsit është pothuajse shkronjë e re.

Nga maja te goma e njeh çdo pjesë detyrën e vet.

Maja e lapsit është shigjetë e ngulur në fat.

Gjurma mbi fletë është tharë,

prej kohe rri lart,

maja e lapsit qëndron ku lëvizi gjithçka.
Lapsi shkruan në dorën e burrit,

dora e burrit tendoset në të

për çdo shkronjë të radhës në kohën e caktuar.

Lapsi vizaton në dorën e vajzës së vogël

që ende s’ka mësuar asnjë shkronjë.

Nga maja te goma e ndien lëvizja e kyçit të njomë.

Mbi fletë një shtëpi me çati,

një oxhak nga del tym,

disa shkallë të vogla për të hyrë nga dera

tek dritarja me saksi.

Mbi to një laps tejpërtej

dhe vajza e menduar me sytë përmbi fletë.

Ajo kishte qenë shumë larg grafitit të zi,

ishte dorëzuar tek e fshehta me të vërtetë

me mendimin e çiltër të fëmijës në gisht.
(Kush e vizatoi shtëpinë tek e fundit?

Veç lapsit atypari s’kaloi askush!!!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP