SOT KEMI BAJRAM

>> Friday, May 04, 2007








Demir Krasniqi


Hej, në mbarë rruzullin e kësaj bote

Ku ka myslimanë

Festë e madhe sot kremtohet

Se kemi Bajram.


Zgjohen herët që n’agim

Pleq edhe të rinjtë

Nisin rrugës me nxitim

Për të shkuar në xhami.


Hej, le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dije gjithë bota

Se sot është Bajrami!


Hej, veshë e mbathë me rroba të reja

T’pastër porsi loti

Në fytyrat tona shkrep hareja

Me ne është edhe Zoti.


Me ushqim e ëmbëlsira

Sofrat mbushur plot

Shumë urime, shumë dëshira

Na ndihmo o Zot!


Hej, le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dije gjithë bota

Se sot është Bajrami!


Hej, bëjmë vizita njëri tjetrit

Si e kem zakon

Nderojmë t’gjallët, kujtojmë t’vdekurit

Feja na këshillon.


Do’t vallëzojmë e do të këndojmë

Natën deri vonë

Ne Bajramin ta festojmë

Në atdheun tonë!


Hej le të luhet shota

Le të bien tupani

Le ta dijë gjithë bota

Se sot është Bajrami!


0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP