Vallja e hijeve

>> Monday, May 14, 2007
















Namik Meqemeja


Në një nat' të errët vjeshte
Rrija m'u në dhomën time.
Një kandil me pak ndriçime
Ndrinte mbi fytyrën time.
Er' e marrë frynte, gjëmonte,
gjethet n'ajër fluturonte
dhe pastaj m'i qëndronte
në avllin e shtëpisë sime.
Rrija vetëm si i shkretë
sytë ngulur në errësirë
dhe dridhesha duke mbërdhirë,
kur befas një erë e lehtë
fryn mbi kandilin e zbehtë.


Ja! Kandili që po shuhet,
flak' e tija po venitet...
Ja! Një hije që po ngjitet...
Ja! Dhe një tjetër që druhet...
Ja! Ja! Një nga një po dalin
hijet e dhomës sime...
Ja! Një valle ku po marrin
rreth e qark tryezës sime...
Ja! Ku zhduken nëpër malin...
Dhe ja! Përsëri po dalin...
Ja! Kërkojnë ndonjë...
Pastaj frika më zë
dhe vete tek kandili,
por një i fshehtë zë
më thotë: "Mos!
Është dritë e së vërtetës
dhe këtu nuk ekziston."

" Kush është?
Kush flet me kët' zë të mekur
të një shpirti të djegur?"

Asgjë...
Vetëm era fryn përjashta.
" Por ç'shoh! Ja disa vravashka:
Mos janë demon
që dalin kaq vonë
prej ferrit?!
Hije tmerri,
Që vini në kët' dhomë të shkretë,
ç'doni?
Oh! Thoni, ç'kërkoni?"


S'ka asgjë...
Vetëm shiu bie dritares
dhe rrëshqet i ftohtë në zemër.
" S'ka hiç gjë.
Ja! Hijet po ikin një nga një.
Mbeta vetëm."

....dhe kandili mbi tryezë
lëshon flakë e përhap rezë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP