Të kujtojmë Mulla Jakupin

>> Sunday, May 13, 2007


Ta kujtojmë ne vëlla Jakupin,
Me davet e ngarkoi supin.
I la arat edhe shatin,
E la shtëpinë edhe fshatin.
Kumanovë e Vilajet,
U nis rrugës për kurbet
Për tyxhar ai është nisë,
Jo për marka as për devizë,
Me dritë të Zotit me u pajisë.
Edhe në Sham ai ka arrit,
Për të marrë ilm dhe dritë.
Ndej në sofër të burrnisë,
Në terbijet të Muhamedisë.
Ditë e natë atje mësoi
Për ma lart në Misir shkoi,
Se atje vëlla është Ez’heri
Që për ilm është myteberi.
E prej luleve të diturisë
Mor nektarin e mirësisë.
Edhe u kthye në Vilajet,
Punës ju vu ai për davet.
N’krah janxhikun n’dorë Qitabin,
Për në davet e ka shtri hapin,
Në Sllupçan e Gjermani,
Në Kosovë e ma vonë n’Shqipni.
Kudo që shkoi e kë takoi
Me davet ai i frymëzoi.
Allahu i dha dije dhe zell
Që Islami me këndell.
Dituri,besë,bujari
Gërshetu bashkë me trimëri.
Porse të veten banë exheli,
Kur të vijë dikujt apeli.
Nuk ka çajre pa u nisë
Se kështu Zoti e ka ujdisë.
Me shumë nderime u përcjell,
Shumë xhemat aty u mbledh.
Vilajet, Kosovë, Shqipni
Vende tjera e Turqi.
Fort me mall përcollën
Deri në mjekra lotët rrodhën.
Por t’Allahut të gjithë jemi
E te Ai serish kthehemi.
Vepra e tij kurrë s’do të t’harohet,
Pema matet kur t’rrëzohet.
E kush donë atë me nderu.
Veprën e tij me vazhdu
Rahmet paç Jakup Sllupçani
Në Xhennet tu bëftë mekami!
11.05.2007


Këto vargje i shkroi Burhan Fili
Jabanxhi Jetim Zamani

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP