E kota

>> Monday, May 07, 2007




Fitim Flugaj

E kota gjithnji te e kota,
Bota ecë me hapa gjigant
E ne qëndrojmë pezull dhe shikojmë
Kur peshku ngordh mbi rërë
Dhe peshkatari vazhdon peshkimin
E ne se ndryshojmë shikimin.

Shikimi i të dehurit është marrëzi
Nuk mund të bëhet i rrezikshëm
Po as të shndërrohet në burrni.

Thesarin që kishim e humbëm
Nuk na mbeti gjë në gji.

As luftën nuk ditëm ta bëjmë
E humbëm në marshin tonë
Mbetëm edhe pa komandant.

Mbetëm sakat sakaq
Gjarpri i helmoi
Nga dheu i nënës i largoi.

Prishtinë, maj, 2006



0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP