Zeri i Ngjyrave
>> Saturday, December 30, 2006
ne vetmine e kohes i stolisuri me perla,
cakton sensin e perfytyrimit ne natyre,
valet e detit kembellejne mendjen e pishtarit,
shikoj llojllojshmerine e ngjyrave...
ndegjoj ate ze ne natyre qe me therret,
eja medito mbi sqepat e zbukuruar,
insektet e vogla ne thellesine e tokes,
e ngjyrosin jeten time...
lozi ne piedestalin e lotit,
une se bashku me zerin,
ndjek ritmin e melodise se jetes,
ne fjalen e kumbueshme te kohes...
me ulet pran nje zog i bukur,
me mallengjen me cicerrimen e tij,
ka deshire te loze ne gjithesi,
por e pengon fjala ime...
zbret nje tufe e zogjve ne kraharor,
me pranojne me nje cudi,
une pishtar i kohes prore,
po freskohem ne deshire...
lodrat e femijeve jane pikturat,
qe flasin me heshtjen e tyre,
zeri artistik pushtoi ndjenjen,
paragjykimi pjese e jetes...
keto krijesa te vogla,
qe deshmojne shoqerine,
vrapoj pas gjetheve te rena,
me ndiesin e eres se kendshme,
ne thurrjen e fjales,
trimeri , trimeri,eshte besimi ne ALL-LLAHUN nje...
Hamdi Nuhiju
0 Komentet:
Post a Comment