-
Ajo natë e dhembshur
-
Dy gëzime
-
Mikut më të dashur
-
Ta kam hapur zemrën
-
Pak
-
Ai erdhi-2
-
Poezi Came e shekullit XIX
-
Ai erdhi-1
-
Kjo eshte e drejta İme
-
Sy e hënë
-
Ramazani dhe Jusufi a.s
-
Po troket Ramazani
-
Fjalët e bukuroshit
-
Lumturia
-
FËMIJËRIA
-
O këngë e shpirtit tim
-
Viktimë e kohës
-
Dy pika në hapësirë
-
Fuqia e buzëqeshjes
-
Edhe kjo është jetë
-
Dëshmitar i kohës
-
Ku të takoj ty
-
Lute Hënës
-
Emrat tanë
-
Nëna
-
MIKU I MIRË - 4
Në dashtë Zoti
Në dashtë Zoti
Lexoje te plote...Perëndija
Ç'sheh, është zot'i vërtetë,
Ç'dëgjon, është zër'i tija,
Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,
Eshtë vetë perëndia.
Mos shiko valëtë p'anë,
Mos të gënjenjë rremeti,
Të tëra një burim kanë,
Gjithë ngrihen pej një deti.
Në det të math e të gjërë
Çdo valë që të sheh syri,
Atje është deti tërë,
Po valëtë mirë qyri.
Kur ta zësh gjënë të bërë,
Esht' ashtu me të vërtetë,
Po ta vësh re gjat' e gjërë,
Esht' ajy bërësi vetë.
Dhe kush flet edhe ç'gjë flitet,
Ç'duket e s'duket në jetë,
Dhe kush sheh dh'ajo që shihet,
Zot' i vërtet' është vetë.
Se e tërë gjithësia,
Që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia,
Për atë s'ka vënt gjëkundi.
Eshtë në shesht perëndia,
I verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia,
I dituri munt ta njohë.
Pe një lulezë kur shohim
Dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtë zot' i vërtetë.
Eshtë në shesht perëndia,
Sicilido munt ta njohë
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohë.
Kush do ta shohë të tërë,
Të shohë mirë njerinë,
Vethen' e tij re të vërë,
Atje e gjen perëndinë.
Dhe parajsi dhe skëterra,
Dhe engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç'ka të tjera,
Janë brënda tek i gjalli.
Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.
Më çdo anë e kërkova,
Thashë: ku 'shtë perëndia,
Po më pasdaj e mësova,
Qënke ndaj mej' e s'e dija.
Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn' e math e të vërtetë,
Ajy qënëkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!
Me fjal' e me agjërime
Nuk e gjen dot perëndinë,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata që s'dinë
Trajstën' e ke plot me bukë,
Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën' e thua nukë,
E lipën derë më derë.
Eshtë ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem' e në përrallë,
Andaj nuk' e gjen dot kurrë.
Pa s'vdes kurrë perëndia,
Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s'vdes, sepse gjithësia
Eshtë gjithënjë e gjallë.
Qeshë diell, ishnja hënë,
U bësh' uj' e balt' e erë,
Yll e zok e dash kam qënë,
Pa dhe njeri shumë herë.
Sa det i math e i gjerë
Edhe sa mijëra valë!
Sicil atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.
Mijëra shpirtëra ngrihen,
Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjer prapë në shesht vera.
Nj'është, po ka shumë ngjyrë,
Duket sikur s'ka të ngjarë,
E sheh fytyrë-fytyrë,
Po 'shtë i njëjt' e i pandarë.
Ajy është trëndafili
Edhe gjëmb' i trëndafilit,
Ajy është dhe bilbili,
Ajy dhe zër' i bilbilit.
Mos shiko ç'rrobë ka veshur,
Eshtë brenda vet' i qetë,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veç ati s'ka gjë ndë jetë.
Zoti është gjithësia,
Ajy është gjithë ç'janë,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kërkon më tjatër anë.
Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u përzjenë
S'ka ven', është qelqe thua,
A s'ka qelqe, është venë.
Unë ndaj teje një pikë,
O det i gjer' e pa anë!
Të hynj brënda më vjen frikë,
Po s'hiqem dot dhe mënjanë.
Të kisha zën' e bilbilit,
Gjithënjë do të këndonja
Bukurin' e trëndafilit,
Dhe kurrë të mos pushonja.
Po ti vetë je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trëndafili
Edhe bukuri e tija.
Ti je ç'është jet' e tërë,
Ti je vetë gjithësia,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën e tija.
Oh! det i math e i paanë,
Në një stamnë qysh ka hyrë?
Ajy q'është gjithë ç'janë,
U mbloth tok më një fytyrë.
Më çdo anë që shikova,
Pashë mirë që je vetë,
Të gjeta tek të kërkova,
Zot'i math e i vërtetë.
Pe trupi shpirt është bërë,
Edhe shpirti trup në jetë
Eshtë bërë, një i tërë
Gjithë ç'është, është vetë.
Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni perëndinë
Nëpër mur' e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë.
Zëmr' e njeriut në jetë
Eshtë vënd' i perëndisë,
Esht' atje zot' i vërtetë,
Det' i math i gjithësisë.
Ajy është gjithësia,
Edhe udh' e perëndisë,
Eshtë vetëm njerëzia,
Q'i duhetë njerëzisë.
Mer dorën e diturisë,
Pa ajo do të të nxjerë
Gjer te fron' i perëndisë,
Ndaj soje do të të shpjerë.
Esht' e vërtetë kjo punë,
Mos qëndroni n'errësirët,
Se këtë s'e gjeta unë,
E kanë thënë të mirët.
Perëndija
Lexoje te plote...Paraja
>> Saturday, December 30, 2006
Paraja
Lexoje te plote...Nje lutje Shpirtit te Shejtnueshem te Pejgamberit Tane
La ilahe il-allah
Muhammedyrr-rresullull-llah,
S'kemi tjeter t'mir ejvah
N'doresh ja Resulall-llah!
Por n'dete t'fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n'pluhnit po zhytmi,
Ditn' e vajit kur do t'pytmi
N'doresh...
Kur t'vie mbi njerzit skuterra
Kur t'i mbloje te gjithe menera
Prej friket t'ju bjere punhera,
N'doresh...
Kur t'na epen n'dore tefteret,
Kur t'thane nefsij nefsij tjeret
Kur t'tremben dhe pejgamberet,
N'doresh...
Gra e burra t'ri e t'vjeter
Kur t'terohen porsi leter,
Pervec teje s'kimi tjeter,
N'doresh...
Vetem ke ti asht uzdaja,
Se vec ty t'shkoje rixhaja,
Kurban t'u bafte gjith dynjaja,
N'doresh...
Ti je shembull' i gjith miresivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n'varg t'inxhivet N'doresh...
Ti je Diell' i ditunis,
Ja ke ndricue syte njerzis
Je i dash' i Perendis
N'doresh...
Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N'jetet t'ate ka ba be
Ne ket grade kurkush ma s'le
N'doresh...
N'rruzullit t'dheut ane e m'ane
Ne cdo cast thirret ezane
Ty Resulull-llah tu t'thane
N'doresh...
Per ty asht krijue gjithsija
C'pare bajne lavdat e mija
Ty t'ka lavdue vete Perendija
N;doresh...
Ty t'a ka huva gjith bota
Se i ke mund besat e kota
Me shume dokumenta t'plota,
N'doresh...
Ti na e ke kendue kur anin
Ti na e ke mesue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N'doresh...
Por se na at udhe nuk po e ndjekim
Pernej po vujm e po hjekim,
Prape ke Ti kryt e perpjekim
N'doresh...
Gjeti nuk kimi ku t'futmi,
N'deret t'Ate vime nuk tutmi
Se ke shume meshire pra lutmi
N'doresh...
Lutju pra fort Perendise
Si femija s'ames per sise,
Per mbretin e gjith Shqipnis,
N'doresh...
Qi t'a ruje prej c'do rreziku
T'vie galip cdo anmiku
T'shkelqeje si drite elektriku
N'doresh...
Hafiz Ibrahim Dalliu,
S'i shperpirtet far njeriu
M'ty vec tretet si qeriu,
N'doresh...
Nje lutje Shpirtit te Shejtnueshem te Pejgamberit Tane
Lexoje te plote...Eja
Eja
Lexoje te plote...Turkesha
Ajo ne vesh me peshperiste
Cudira prane saj mendoja
Nga buzet rridhte nje turqishte
"Ah, aranut , gjyzel gjyzel"
Turkesh e dashur ,
S'do mend qe koken Skenderbeu
Dhe ti mbi trupin tim do bije
Por gjer ketu s'do kisha rene
E ku ta lija nje lanete
Turkesha
Lexoje te plote...Porosia Djalit
Porosia Djalit
Lexoje te plote...Mirazhi i Vdekjes
Hapem ne imagjinata lutjesh
dhe perseri pendohem ne shikime djajsh
luftoj per te lexuar te ardhmen
dhe burgosem ne lote
Eci,eci,eci pa fund mes qiejsh
per jeten fal veten dhe perseri ekzistoj
ne hapsira te errta pergjimi!
Iki,dhe iki dhe iki derisa lodhen muskujt e shkrete,
iki dhe iki dhe iki derisa buzet roberohen per uje,
iki dhe iki dhe iki derisa ne qiell nderohet perseri turni,
iki dhe iki dhe iki derisa vdes ne roberime rrugesh,
iki dhe iki dhe iki derisa lulezoj ne lote gjaku,
iki dhe iki dhe iki derisa perendon jeta ime,
iki dhe iki dhe iki me shopirt nder dhemb dhe,
me ne fund jam e lireee!
Mirazhi i Vdekjes
Lexoje te plote...Trendafili i Medines
Trendafili i Medines
Lexoje te plote...O Njeri i Madh
Erdhe ne nje kohe kur bota te kerkonte
Kur faqen e saj erresira mbulonte
Erdhe ta ndricosh e fund ti japesh mjerimit
Kur ishte harru krejt rruga e njerezimit
Kur njerezia dhene ish ne besime te kota
Me idhuj paganesh kur mbulu ish bota
Erdhe ti dhurosh dekretin e shpetimit
Kur gjithe bota mbare mbyt ish ne armiqesi
Kur vellavrasja ish ne rend te dites
Kur e drejta matej me tehun e thikes
Erdhe ti dhurosh paqe e harmoni
Kur korrupsioni mbulu kishte dhene
Asnje norme morali kurre me nuk njihej
Se c’ishte e mira kurre me nuk dihej
Ti i solle driten ti i solle fene
Ti jetim u linde dhe jetim u rrite
Pa asnje kujdes e joshje prinderore
Por mbi ty vu dore vec dora hyjnore
Ne rrangun me te larte ti me te u ngjite
Ti nuk ishe mbret as dhe diktator
Spranove nderime as edhe kurore
Kurora e jote ishte drita e ZOTIT
Prandaj mbi cdo gje tjeter qendron madheshtor
Vepra jote prek cdo aspekt te jetes
Ti i mesove njerezit si te jetojne
Marredheniet mes tyre si ti rregullojne
Ti i mesove botes dhe jeten pas vdekjes
Nga pellgu i injorances ti nje popull qite
I dhe ne dore pishtarin e qyteterimit
E bere te afte per ndjenjen e besimit
Ta ka borxh gjithe bota kete rreze drite
Ti i dhe njerezise me te saktat sqarime
Mbi ZOTIN mbi boten me te lartat mendime
I mesove botes qellimin e jetes
Dija e sakte ushqehet me te tuat mendime
Si triumfator ashtu sic te kishte hije
Ti ne Meke u fute me nje mije besimtare
Krenarise kurejshe nje rob i vure te pare
Rruga ty tu shtrua me kurore lavdie
Para gjithe armiqve solemnisht lexove
Dekretin me kumbues qe njeh historia
Sot midis nesh merr fund armiqesia
I le te lire dhe nuk nuk i denove
Kur Europa vuante ne kulmin e mjerimit
Kur ende nuk dinte se cish pastertia
Kur per cdo semundje perdorej magjia
Ti i dhe asaj, driten e qyteterimit
Në medrese të Spanjës bota muarr mësimin,
e dijes, e të shkencës dhe e përvetësoi.
historia kurrë këtë fakt se mohoi,
çdo dije që flinte atje mori zgjimin.
Vandalët në Spanjë zhdukën qytetërimin
tetë shekullor të epokës islame,
vranë, prenë, shkretuan,
E kur më vonë Europa e kuptoi gabimin
mblodhi ç`ka shpëtuan nga dora mizore.
Aty gjetën dijen shkencat, artin, përparimin
aty gjetën dijen dhe sjelljet njerëzore.
Njerezit e medhenj gjithmone te admirojne
Asnjehere sperdore dhune e detyrim
Idete nuk kane jete me force e shterngim
Prandaj merr nderime emrin ta kujtojne
Sundimtaret e tjere se gjalli u shenjteruan
U veshen me buje e salltanet
E shpesh u ngjiten gjer ne dininitet (hyjnitet)
E porsa kaluan rreptesisht u mallkuan
S’lane pas vetes tyre vec simbole prangash
Gjurme tiranie, kala e ndertime
Qe botes u sollen vuajtje e mjerime
E pas tyre u bene cerdhe merimangash
Ndersa vepren tende e te shokeve te tjere
Qe u derguan tok si pejkambere
Jetuan dhe shkuan me emer te mire
Bota i falenderon dhe ua di per nder
Por ka nga ata qe duan te injorojne
Lavdine tende te madhe dhe rrugen perpara
Qe i solle botes dhe ne menyre te papare
Duan ta luftojne dhe ta asgjesojne
Por gabohen rende se drita e fese
Asnjehere nuk zhduket sa te jete jeta
I keqi do te zhduket me te keqiat e veta
Ajo do jete gjithmone e kurre nuk do vdese
Feja nuk mund te zhduket me menyra mizore
As me djallezi as manovra te tjera
Ata do te deshtojne ashtu si nga hera
Forca e saj qendron ne natyren njerezore
O Njeri i Madh
Lexoje te plote...Te Pergjigjem o Zot te Pergjigjem
Drejtuar Krijuesit të tij,
Le ta dije bota anembanë,
Se jam i ngritur me besim....
Këndshmëri nga fjalët,
Edhe devocion nga mendja,
Në fundësi dhe në kënaqësi,
Në xhennet bashkë me ty...
Të përgjigjem o Zot të përgjigjem,
Ti je i Vetëm s`ka dyshim,
Na fal mëkatet se gabuam,
Na streho nën hijen tënde....
Fytyra të gëzuara si margaritar të cmuar,
Buzëqeshje e përnjëhershme nga miliona haxhinjë,
Kjo rrugë e ëndërruar për cdo njeri,
Më në fund edhe në zemrën time o njeri....
Kam lindur me ezanin e parë të prindit,
U rrita nën cicërrimat e besimit,
Edukohem me shekullin si dy vëllezër,
Inshalla do të ringjallem shehid...
Te Pergjigjem o Zot te Pergjigjem
Lexoje te plote...Pse mos te behem Sahabij?
Kur zemra fluturonte,
Mendja e stolisur,
Me perla tё diturisё...
Isha unё jetim nё shkretёtir,
Sa e largёt rruga e diturisё,
Kur kujtoj motet,
Mё parafytyrohet kolosi...
Jam musliman e dashnor i pёrjetimit,
Jetoj jetёn jashta krimit,
Kornizat islame i mbjella nё zemёr,
Qё tё mё bartё shpёtimi nё ditёn e gjykimit...
Pse tё mos bёhem sahabij?
Moto ime e jetёs,
Ta vjedhi diturinё nё mesin e natёs,
Se nga logjika jote edhe kodrat u trembёn...
Fillova ta dua historinё,
Kur kaloj nё gjurmёt tua,
Mbeti fjala besё e dhёnё,
Ti o shehid, bёhu njёherё,
Mostёr e diturisё sonё...
Pse mos te behem Sahabij?
Lexoje te plote...Ky shekull me koment
Ky shekull me koment
Lexoje te plote...Bukurite
Bukurite
Lexoje te plote...Xhenneti
Xhenneti
Lexoje te plote...All-llahu xh.sh.
Ai eshte Krijuesi,
qe cdo imtesi krijoi,
Ai eshte Formuesi,
qe cdo sendi i dha forme...
All-llahu eshte Mbykqyresi,
qe asgje nuk mund t`i ike,
Ai nuk ka lindur ke,
e as qe eshte i lindur nga Kush...
Une jam rob i All-llahut,
dhe krenar me dinin tim,
Islamin ma zgjodhi fe te jetes,
qe ne dy botrat te gjeje qetesi...
Ai eshte meshiruesi,
E besimtaret me meshiren e tyre ne lufte,
i ngjajne engjujve te Krijuesit,
lehtesojne jeten e te pafajshmit...
Ai eshte i Drejti,
qe gjithmone jeteson drejtesi,
Ai eshte Furnizuesi,
qe cdo krijes furnizon pakufi...
Hamdi Nuhiju
All-llahu xh.sh.
Lexoje te plote...Mllefe dhe Trimeri
ato jane te lindur,
por nuk rrojne,
edhe pse nga fundesia e brengave,
ato krijesat kerkojne,
i vetem ne mesnat,
ne majen e Karadakut,
duke medituar mbi rrugen e qumshtit,
me flatrat e pishtarit,
si karcill ne erresire,
dhe me ne fund,
ndjehem i lumtur ,
me All-llahun tim...
Hamdi Nuhiju
Mllefe dhe Trimeri
Lexoje te plote...Medito ne Mesin e Gjithesise
te renditura fjalet si ushtar,
pergaditen per hudhje ne dyluftim,
mesi i arte i ngjyrosur,
fjala e arte e vrerosur...
me ledhaton kjo ere e forte,
ngriten floket vale me vale,
korozioni filloi skuqjen,
deti kerkoi Perjetesine...
fluskat e rrudhosura,
trimerojne mendjen,
me vjen ky ze nga largesia,
eja ne mesin e gjithesise...
Hamdi Nuhiju
Medito ne Mesin e Gjithesise
Lexoje te plote...Nga Dashuria ne Dashuri
Nga Dashuria ne Dashuri
Lexoje te plote...Harmonizimi
Harmonizimi
Lexoje te plote...Durimi
Durimi
Lexoje te plote...Besimi
Besimi
Lexoje te plote...Elegji mbi Studentin
Elegji mbi Studentin
Lexoje te plote...Zeri i Ngjyrave
Zeri i Ngjyrave
Lexoje te plote...Ngjyra Jete
Ngjyra Jete
Lexoje te plote...Simbol i Diturise
Simbol i Diturise
Lexoje te plote...Shenje e Devotshmerise
Shenje e Devotshmerise
Lexoje te plote...Enderrime
Enderrime
Lexoje te plote...Perjetimi i Ramazanit
Perjetimi i Ramazanit
Lexoje te plote...Syfyri
Syfyri
Lexoje te plote...Nga Erdha
Nga Erdha
Lexoje te plote...Valeve te Drinit
Valeve te Drinit
Lexoje te plote...