
Shumë mëkatarë mbi tokë ecin e vrapojnë
Nuk duan të dinë së në tokë të kujt të mjerat këmbë po i lëshojnë
Vazhdojnë lëvizen e mëkate bëjnë
Nuk pyesin për tokën, se një ditë ajo do ti zërë
Nuk mendojnë sikur uji nga deti të dalë
Të bëhet si Cunam të mbysë ato të pamoralë
Imoraliteti vazhdon, po rritet pa mbarim
Edhe pse sëmundjet e saj nuk njohin shërim Bixhozin, drogën, alkoolin...
të rinjtë po i kërkojnë
Nuk po e dinë se sa Zotin me këtë vepër e zemërojnë
E kush zemërimin e All-llahut si shpërblim do fitojë
Është bërë mik i shejtanit e bashke me të në xhehenem do të përfundojë
Ç’dënim pret ai njeri që kur vdekja i afrohet
Nuk ndryshon as nuk pendohet
E ai fëmijë, që kur prindëri e thërret
Ia ngre zërin si të ishte mbret
Çfarë po ndodh vallë me shoqërinë ton
Pse prindin fëmija po e urdhëron
Po thotë prindëri për djalin e ti:
Nuk mund ta këshilloj se e merr për ofendim
Nuk mund ti bërtas se më qon në azil
Ka ardhë ajo kohë për të cilën dijetarët kanë thënë
Injoranca kulturë ka për tu bërë Sot femrat, në vend që të mbulohen
Gjithnjë e më shumë po zbulohen
E në vend që të mësojë Tërë ditën rrinë e çatojnë
Mjerë ajo pjesë e ndaluar e trupit që zbulohet
Se me të xhehenemi do të ndriçohet
Mjerë për atë që kohën kot e çon
Se kotësia vetëm humbje të ofron
E kush në humbje i gëzuar është
Në humbje le të vazhdojë
Se dënimin e All-llahut si shpërblim do të përfitojë
E kush nga kjo nuk largohet Xhehenemi
është gati e vazhdon të ngrohet
Nxehtësi, dhimbje, vuajtje pa fund
Është përgatitur për atë që frika ndaj All-llahut nuk e tund
E mjerë ai që All-llahun frikë nuk e ka
Po vazhdon të bëjë mëkate pa ia nda
A të mjerë këta që All-llahun si zot nuk besojnë
E ata që në lutje dikë tjetër i shoqërojnë
E kush All-llahun nuk e beson
Ajrin mos e thithni se ai e krijon
E nëse fuqinë e Tij nuk e pranoni
Ujin mos e pini, pse po e kërkoni
Apo pa të jeta nuk jetohet
Ashtu si toka ajo shkrumbohet
Po të doni të doni të besoni
Argumentet i keni por ju nuk mendoni
Se e vërteta ju tremb ta pranoni.
ADIL DEMUÇAJ

Cfarë po Ndodhë???
Lexoje te plote...