PERTEJ DASHURISE
>> Thursday, January 11, 2007
Pertej dashurise
Ne qofte se nuk di te duash,
Meso te duash,
Patjeter perpiqu te duash
Cdo gje qe te sheh syri,
Cdo gje qe percepton,
Cdo gje qe mund te imagjinosh
Duaje, duaje,
Te duash meso
Edhe cdo gje qe degjon,
Cdo gje qe ndodhet ne kete univers...
Asgje te shemtuar s'ka ne kete bote,
Asnje, pale sa e rendomte te te duket,
Nje insekt sa i vogel po as ai
I shemtuar nuk eshte,
Nje fije bar merre ne dore
Sa e brishte a nuk e sheh?
Duaj lulet, guret, rete,
Cdo gje me formen, ngjyren, kuptimin e saj,
Duaje, duaje,Meso te duash,
Perpiqu te duash,
Bota per dashurine tende eshte krijuar,
Me pare meso dashurine,
Shiko nje vogelush,
Sa i mrekullueshem,
Mendo dhe ata qe e sollen ate ne jete,
Sepse kjo bote eshte krijuar
Per dashuri,
Duaji njerezit
Ata per te mos qene vetem
Prane teje te jene
Per kete, vertet per kete,
Jane krijuar,
I gjithe universi
Me zinxhire te dashurise eshte lidhur,
Prandaj edhe ti,
Te japesh dashuri meso!
Sepse dije,Ne shpirtin tend,
Per te gjitha keto paska vend,
Mos harro,
Bota vete trembet nga njerezit
Pa dashuri,Dhe nga frika,
Prej tyre largohet,
Apo me e keqja ju behet armike,
Prej vetes i largon,
Duaje edhe vdekjen,
Meso ta duash Qe te dish se ka nje Perjetesi...
Dhe nese te duash mesove,
Edhe te tjereve duhet t'ua mesosh,
Qe me sekretin e mrekullueshem te kesaj bote,
Njerezimit t'i sherbesh...
Xhelaledin Rumi-Mevlana ( -1273)
burimi:shoqata vizioni-m , tetovë
0 Komentet:
Post a Comment