
Hamdi NUHIJU
Dashuria s`ka vizion si jeta
Ajo prêt psheretit te frenon,
Nuk ka vlerë porsi mjalti
E hedhur ne iterenar…
Dashurisë t`i them dy fjale,
Nuk munda te rrije nen hijen e kahezuar,
Te mos e takoj jetën e trimëruar,
Kur t`u dy bashkë e duam Perëndinë…
Dashuria me fali mall atdheu,
Ajo me ngjalli lot mëlmese,
Dashurisë sytë do ia puth
E zemrën do ja pushkatoj…
Shkronjat e panjohura,
Të fundosura thelle nen mur,
Shekujt shkatërruan,
Këtë hir mbi vetëdije…
Me dashurinë njoha Zotin,
Pa dashurinë humba jetën,
E pranoj të dua, e rehatshme letë jesh,
Por Zotin e kam n`zemër nuk mundem,
Atë ta zhgënjej…
Të pres në bjeshkët e verdhëzuara,
T`i këndojmë dashurisë,
Jemi të rinj e jeta na ikë,
Nuk bënë te largohemi nga Zoti ynë…
Ta duam nënën dhe babanë,
T`i respektojmë miq dhe vatan,
Do të jemi kurdoherë bashkë,
Në gjirin e dashurisë…
Të prita me mall fshehtësie,
Sikur të shoh në gjirin e dynjasë,
Deri n`amshim të bashkuar,
Dashuri, dashuri i thuhet kësaj…
Ne nxehtësinë e verës kur të thash,
Dashurinë ta kemi n`zaman,
E trembur porsi pëllumbeshë,
Fillove që të fluturoje në gjithësi…
Me sy hapur dhe krah të mbyllur,
Kështu u munduan që të na thumbojnë,
Por morali shprish moçalet,
Këtu nuk ka vend për Satan…

Dashuria
Lexoje te plote...