Ligji i Zotit në natyrë
>> Saturday, June 16, 2007
Në çdo anë kërkova
Në çdo anë vështrova
Edhe në rënien e gjethit
Që kur bie i shërben krimbit
Në çdo anë gjeta
Mjeshtërinë marramendëse
Fuqinë absolute
Kërkova në çdo anë
Mbi tokë e nëntokë
Dhe pash që dikush
Paska punuar në të
Paska ligj i cili qenka
Damari i bukurisë
Moj natyrë gojë madhe
Pse ka vesh që nuk të dëgjojnë
Pse ka zemra që nuk të kuptojnë
Dielli kurrë s´u vonua as për një sekondë
Dhe dëborë e zezë asnjëherë nuk ra
0 Komentet:
Post a Comment