Trupi i gjymtë
>> Thursday, June 21, 2007
Mr. Fitim Flugaj
Një elegji ia shkrova zemrës sime
Për vuajtjet dhe mjerimin
Që i fitoi nga shpirti im.
Shpirti morri plagë të rënda
Nga thika të helmosura
Të shekujve
Që helmuan ymetin muhamedij.
Myslimanët sikur nuk ekzistuan
Mbeti arabi, turki e persiani
Shqiptari u radhit me ta.
Të gjithë të helmuar
Nga helmi i egos së tepruar.
Të gjithë të gjymtë
Njëri pa sy e tjetri pa krah
Njëri pa vesh e tjetri pa këmbë
Të gjithë pa mend në kokë.
Të gjymtë krejtësisht të sakatostë.
Mbijetoi perëndimi,
U ngjallë
U shpall armik i të gjymtit.
0 Komentet:
Post a Comment