STINËT E JETËS
>> Wednesday, July 18, 2007
Xheladin HAMZA
Sa e dhembshme është kjo jetë
Tamam të duket se linde – ajo iku
I la vragë rrudhat në fytyrën e zbehtë
Nëpër vetullat e zbardhura
Është mbështjell shikimi në zbrazëti
Terri endet në shpirt si demon
Engjëjt numërojnë vepra të bëra
Jetova - e më duket se tani linda
E përgatitja për vdekje vije vetë
Te gabzherri është ndalur e pret
Është zbathur për të ecur nëpër shpirt
Se shpirti s’vdes kurrë
Apo jo?
0 Komentet:
Post a Comment