Dy lule te vyshkura
>> Sunday, October 28, 2007
Hamdi NUHIJU
Ne stinen e gjelbert ku jeta rrjedhë si artë,
Gjeth i vyshkur i fjaleve gri te Iben Arabiut,
Melhem i kobshem i zemres se sufiut,
Dy lule te vyshkura mblodha per ty...
Ne mengjezet e hershme kur muezini na fton ne xhami,
Ne flladin veres ku zemra me eshte mpire,
Ndjeva mungesen tende,
Sa thelle rashë ne deshperim...
Shiqoj trotuareve te qytetit blu,
Gjurmet e tua ,hijen , aromen e miskut ideal,
M`u kujtua thenia e te Dashurit tone Muhammedit a.s.
Femra , aroma e miskut dhe embelsia e namazit - jane bere pjese e dashurise sime...
Hidherohem me vjeshten,
Se ne vjeshte veshtronim mbi Butrint,
Nga e kaluara ne te tashmen nuk me mbeti gje,
Pervec dy luleve te vyshkura qe te presin si nenloke ,
Ne pragun e zemres sime...
0 Komentet:
Post a Comment