In Memorium-Nje Perkujtim
>> Wednesday, December 12, 2007
Shkruan: Zejni MAZLLAMI
Buke , buke...! e asgje tjeter,
Eshte kerkese reale , mjet mbijetese,
Sakrifikoi me te dashuren , me te shtrenjten-rinine,
Per ta larguar gjene me te urrejtur , me te vrazhde-varferine...
Le pas gjithecka per te sjellur nje gje-buken,
Filloi betejen e quajtur " mergim",
U be pjesetar i misionit " shpresa",
U gjunezua i gjakosur para All-llahut nga vdekja...
Kaluan nete , pa Hene , pa Yje,
Kaluan dite , plote vransira e pa Diell,
Pas cdo fatkeqesie vjen lehtesimi,
Por midis tyre gjendet sprova-durimi...
Femijet jane lule te cilet lulezojne,
Edhe nese ne ua ndalim driten e ujin,
All-llahu nga larte diell e uje u leshon,
Sepse Meshira e Tij cdo gje e kaplon...
Plaga sherohet por dregeza mbetet,
Cdo gje qe shkon nga kjo bote , nuk kthehet,
Edhe pse syte lotojne , trupi dridhet , e zemra mallengjehet,
I vdekuri ndricohet , por i gjalli zbehet....
Fatkeqesite jane armiq te njeriut,
Por vegla te vdekjes,
Jeta dhe vdekja vazhdojne e asnjeher nuk ndalen,
Per kete deshmojne te vdekurit por edhe te gjallet...
0 Komentet:
Post a Comment