Me kujtoni
>> Wednesday, December 12, 2007
Shkruan: Zejni MAZLLAMI
Kur era fryen e gjethet bien,
Shiu kur bie lumi vershon,
Acari ngrine e gjithecka pushon,
Ju lutem me kujtoni...
E dielli kur te lind,
Dhe rrezet e tij te shenderrisin,
Urrejtja kur te largohet,
Dhe dhuna ne humanizem te shenderrohet,
Ju lutem me kujtoni...
Kur gjithekah paqja te mbreteroj,
E lufterat te marrin fund,
Dashuria te lulezoj,
Ju lutem me kujtoni...
Me kujtoni qe te mos vdes sikur qe jetova,
Ne perbuzje e ironi,
Por ne Meshiren e Zotit e ne kujtimin tuaj,
Deri ne Perjetesi...
0 Komentet:
Post a Comment