Miliona haxhinje , miliona dashuri
>> Monday, December 10, 2007
Mexhid YVEJSI, GJAKOVE
Miliona haxhinjë
Miliona dashuri
U nisën, po nisën
Nga toka, Deti dhe qielli
Atje ku lindi Dielli
Për të vizituar
Vendin e Shenjtëruar
Qaben e Madhëruar
Meken e Bekuar
Për të zbritur
Në Medinen e Ndritur…
Miliona haxhinjë
Miliona dashuri
Nga të dy gjinitë
Po i lënë shtëpitë
Po i lënë foletë
Po i lënë atdhetë
Me mall, me lot,
Por me shpirtin plot
Veç për t’Madhin Zot…
Miliona haxhinjë
Miliona dashuri
Të bardhë e të zinjë
Të vjetër e të rinjë
Tekbire këndojnë,
All-llahun e Madhërojnë.
Para Tij nënshtrohen
Para Tij pendohen…
Haxhinjtë shqiptarë
Rreth flamurit kombëtar
Me zemër të pastruar
Me shpirt të lartësuar
Kujtohen edhe për ne
Që jemi n’Atdhe:
Lutën për Kosovën,
Lutën për Çamërinë
Lutën për Shqipërinë…
0 Komentet:
Post a Comment