Sema
>> Tuesday, December 18, 2007
Fahredin SHEHU
Natë e bekume yje plot
Tuj vallzue me sevdah
Bosh jam sonte s’hapem dot
N’dryna rrnoj ja Allah
Nji jëlldëz më përshëndet
N’ball m’nalet xixëllojë
Fëmijnin plot shëndet
Sa me mall po e kujtoj
Tash tabutin shoh përditë
Dhe Allahin e përmendi
Për tona t’tjerat s’du me ditë
As për njeri e asnji sendi
0 Komentet:
Post a Comment