Shije Kristali
>> Sunday, December 09, 2007
Minushe DAKU
Embelsi shpirti
rrjedh ne gjakun e trazuar
embelsi dashurie ne trurin
e praruar, te krijuar....
Fjalet amnore
butesi ngazellyese,
Trondit dashuria nga shpirti i nje nene,
bukuri mahnitese rrezon syri saj i ndritur.
Llava amnore shpirtin e padjallzuar kaplon
ta mbroj, ta ngroh....
dhe prape valet ngatrrimtare mberri
nene trurin e lakmitarit - njeri-femije.
I vetem ne saharen e gabimeve
dhe me kot kerkon shiun,
loti i saj eshte thare
dhe nuk ka te mpikun.
Me kot kerkon shpetim
ajo te mallkoi
nga zemra te largoi
mos i peshperit.
Nje zemer burri
dhe nje mallkim nene
jane shume
per nje bote te vogel.
Me thuaj mik i dashur
ke ndegjuar ndonjeher
per ndonje dashuri me te paster
se dashuria e nenes per GABIMTARIN-njeri
0 Komentet:
Post a Comment