Sirrat Qypri
>> Saturday, December 15, 2007
Fahredin SHEHU
Pej kurbanit gjak me derdh
Mallin me ruejt evlad e shpi
Sirratin me kalue pa u hedh
Si melaqi n’gajb krahet me i shtri
N’kët derexhe kush po mbrrin
Tona sendet me i kalueRahmet
t’Tij kush arrin
Si burak me fluturue
Sa sirrate i humbëm kot
Kimetin nuk ja dijmë Rrahmanit
Veç Qyprija asht për mot
Texheli bohet n’sy t’insonit
Kur emri i Tina e thot Kun
Ja me le ja me rrnue
Nuk pyt dot fe je kun
Ti hamendesh a me madhnue
Esma -n e madhe me takva
Tue e than si i gati lum
N’det t’madh me sevdah
Tue u kthye me Kajjum
_____________________
Urra ku kalojne shpirterat
Bota e msheft
Manifestim e dukshme ashiqare
Fjale arabe KUN dmth Behu
Dmth dhe behet nga ajeti kur’anor
Dmth Emri- esmaul husna
Besim i perkushtum
dmth: Ai I cili mban,
Token dhe qiellin dhe krejt cka ato perfshijnë
0 Komentet:
Post a Comment