Viti i ri
>> Wednesday, December 12, 2007
Shkruan: Zejni MAZLLAMI
Rruge e mbare or fatkeqe, mire se erdhe o fatzi,
Kaloi ajo qe kaloi , fitoi ai qe fitoi , humbi ai qe humbi,
Dhe botes i erdhe fundi...
Kaloi nje vit i zakonshem,
Me 4 stine dhe 12 muaj,
Me plote urrejtje , viktima e mekate,
Lindja sulmohet nga Perendimi,
Terroristet nga forcat aleate...
U denuan me vdekje diktator e liberator,
Te pafajshem e fajtor,
Kete vit e mbuloi " energjia nukleare",
OKB-ja u shenderrua ne asamble kombetare...
Per mekatet nuk ekziston numri me i madh natyror,
Per veprat e mira mjafton nje numer njeshifror,
Shpresa vdes e fundit , por jo pas shpirtit,
Mikroskopi zbulon atomin , por jo edhe HIPOKRITIN...
Jeta bardhe e zi , enderrat multi-color,
Egoja arrin kulminacion , padroni nuk ekziston,
E verteta sfidon , matrializmi kapitulon,
Gati tere bota jetes " LIVE" i thone...
Kampion ne imperializem Amerika , ne futboll ITALIA,
I famshem Xhorxh Bush , fatkeq ISMAIL HANIJE...
U shkrua nje faqe e re ne histori,
Ne flete te bardhe por me laps te zi,
VITI I RI , SHPRESE E RE!
Pasi keshtu thote populli , per ne gjithecka eshte OK...
0 Komentet:
Post a Comment