ETJA E PANGOPUR
>> Monday, January 21, 2008
Jehona Perquku , Vushtrri
.........etja e kaploi,
durimin e përpiu lumi,
lum që pandërprerë vërshoi,
që nuk i shihej fundi.
Pasion dhe epsh e vërbuan
ecja nëpër modernitet
tërë qenien ia përshkuan
edhe nëse i tëri po tretet.
vetëm i varfër mos t'mbetet.
Zemra gjak pikon nga malli,
endej sikur toka po e përkund,
në mëkate, të imëta si zalli,
rrugë që e dergoi pa fund.
,,Eh,...., po tani ku jam?
Pse po humbas dhe rënkoj?
Po kjo nuk është jeta ime!
Luftova vallë për këtë sketërr të zi!
Të mbetem i vetëm e në mjerim!
Ku i lashë të dashurit e mi?
Gruaja që të më jap përqafim,
zëri i ëmbel i fëmijëve,
që do i mbuloja puthje e gëzim”
,,Kur do t'i jap fund sprovimeve?
Kush do ma falë portën e gabimeve?”
,,Erdhi vdekja pa sëmudje,
Të urrej Mërgim i mallkuar,
A do ta gjej prehjen me lutje,
O ZOT më ndihmo qofsh i bekuar”
0 Komentet:
Post a Comment