Dialog poezie
>> Saturday, March 29, 2008
Minushe D. vs. Hamdi.N.
sikur endrra te me ishte deshmitare
dhe une te isha simbioz ndjenjash
se te pash ty o me i dashuri i Allahut -- Muhammed
te pafundme ne erresire...
ne valet e ndjenjave te mija
dhe ne bukurine e thellesise sate
te qava dhe te perqafova si njeriun
me te dashur ndonjehere
ne token e bekuar
o ti i bekuari i njerezise
Pishtar Ndricues neper botera
o zoteruesi i Keutherit
tek i cili do na takosh
na prano me miresi
mos na kthe shpinen ty
te kemi shpresen e perjetshme
qe tek Krijuesi i Madherishem te ndermjetesosh
POR HAPERIMI JONE DREJTE MIRESISE SATE
PO CUNGON FJALET E MEKURA TE ASKUNDISE...
dashuri pa synim me duket se i thone kohes sone!
dashuri pa enderr percjellese, gjeneratave ju thone...
OOO I BEKUAR eshte emri yt
Me kot te pabeset thurrin trillime per tet virtyt
ata jane si thnegla e padukshme ne horizont
qe te krahasohen me karakterin tend.
Allahu qe moti pastroi emrin tend
nga pluhurat e mendjes se zymte.
sa te paskrupullt!,
sa xheloze qe nuk te paten,sa smire
vjellin nga mendjet e tyre te shemtuara!?
dhe te thone LAVDI!?
sa te pafytyr mbi toke rrokullisen te shendritshmin emrin tend
SE SHEMBULL NJERI
SI NUR NE GJITHESI BEKOHET
KJO ZEMER E PERVELUAR PER TY ...
e syri loton zemra ngasheron
mendja fluturon e kujton
ererat e sahares
qe pershkojne imazhin tend
ATE IMAZH TE KOBSHEM NE HISTORI...
I LAVDERUAR PERJETE
qe bartet si pelegrin fletesh ne nje marionet shkronjash
MUHAMMEDI A.S.
Identiteti mbar njerzor
Koka e njerzimit
Percues i dashurise Hyjnore
dhe cajse nuk te kam parecaj se ndoshta nuk do te shoh
nga mekatet qe me kapluan
nga sfidat qe me perveluan
nga jeta qe me perbiu
dhe te mirat i kaperdiu
e lotet e mi si ujevare rrjedhin
ne faqet e renduara prore
ate dite kur do harrohem
nga dashuria per nenen...
do perkujtohem nga ty
Ndremjetesi yne
o i dashuri i gjithesise...
se ti qave para meje per mua
e tash me kujton ne kete dite te dhembshme.
Ty te kerkoja
kjo zemer e perveluar
ne turmen e humbur njerzore
ndihme....ndihme....o i bekuar???
si e marre therras e bertas...
por a do te pergjigjesh?
hallin si e kam?
ah sunnetet qe i lash fjalet si shuplaka me kthehen mbas
gjithcka perfundoi
tani vetem mbeta
ne meshire ....
te te dashurit
me te dashurit
O me merrme
per dore dhe lut Allahun per mua
Amin...Amin...AMIN
nje salavat per ty dergoj
se me shume
nuk mund te bej
zemra lengon e mediton
kjo pak kohe qe me ka mbet
per ummet tend do te punoj
0 Komentet:
Post a Comment