EJA PËRSËRI!!!
>> Friday, March 21, 2008
Semra HALILI
Nëse ngjyra e arit është më e bukur
Më e shtrejta,më e mrekullueshmja
Ti je i poseduar me më të bukur se ajo
Ngjyra e ihsanit,përkundër arit
Ngjyra (FEJA) e All-llahut(xhel-le shanuhu)
Si që thotë AI :,,E KUSH NGJYROS (me fe) MË MIR SE ALL-LLAHU’’
Nëse bora bie e bardhë,
Dhe dikujt i pлrshkruhet se ka ashtu moral,
Ti e ke në posedim superlativin e të bardhës,,KURANIN’’
Nëse qielli s’ka përfundim
Arritje tek ti a ka?
Duhet të ketë!
Ti linde sot,e sheh tash se të përkujtojmë ne
Ti që na shpëtove
Dëshirojmë të të shohim gjallë në prezencën tonë
Duke të të përkujtuar ti.
A dëshiron ta dinë përse?
Shumë thjeshtë’’ TË DUAM’’
Por kjo thjeshtësi ka përmbajtje të thellë
Në zemrat që dita ditës ju shtohet
DASHURIJA PËR TY
Pra,ummetit tend
Nuk ështe cudi kjo,se ummeti yt u edukua me sjelljet tua.
Po me sjelljet tua që je prezentë!
Po prezentë në zemrat e ummetit tënd
Në zemrat e kulluara me brengë për ty.
Dhe me fjalën e fundit të thjeshtë
Për ne, por me vlerë të shumtë TË DUAM......
mos na haro në mahsher......
MIRË SE LINDE.....
MIRË SE VJEN......
MIRË SE ERDHE DHE EJA PËRSËRI............
EJA PËRSËRI !!!
0 Komentet:
Post a Comment