Lulet e Xhenetit
>> Sunday, March 16, 2008
Ali SYLAJ
Dritat e syve të Profetit
Prijësit e rinisë së xhenetit
Hasani, Hyseini-simbol dashurie
Pre urrejtje u bënë në pritë pabesie
Qielli rënkoj nga pikëllimi
Rënkoi dhe toka e trishtuar
Në çmendinë njerzore rrënjët i ka krimi
E bukura kur vritet nga epsh i shëmtuar
Vetëm diamanti me diamant vritet
Lulja e shkretirës nga gjaku venitet
Ngjyra e zymrytit shkëlqeu si blerimi
Dhe gjyli i kuq me aromë amshimiS
htatëdhjetedy shehid trimërisht u flijuan
Dhe gjashtë nga të lartit-Një për të qëndruar
Prej Imam Sexhadit u bart amaneti
Uhudin përtërinë prijës nga xhahilieti
Jo ata nuk vdiqën, por lartë u graduan
Me grada shehidësh në xhenet kaluan
O Zot na i bë neve prijësa në ahiret
Na shto dashurinë për ta në këtë jetë
0 Komentet:
Post a Comment